Merr fund pritja për fillimin e Champions League. Kompeticioni më i rëndësishëm për klube nis sonte në mbrëmje, teksa skuadrat e mëdha pritet që të dhurojnë spektakël. Liga e Kampionëve në fakt është arena ku spikasin edhe yjet e futbollit. “Sun  Sport” ka publikuar sot një speciale me 7 të rinjtë më premtues që pritet të lënë gjurmë gjatë këtij edicioni. Një ndër ta është edhe Elseid Hysaj për të cilin sajti britanik shkruan fjalët më të mira.

“Mbrojtësi 23-vjeçar e ka afirmuar veten si një ndër mbrojtësit më të mirë në botë. Ai ka zhvilluar 34 ndeshje me Shqipërinë, dhe është një ndër të rinjtë e zbuluar nga Sarri, i cili e mori me vete nga Empoli në vitin 2015. Hysaj do të luajë ndaj Manchester City, Feyenord dhe Shakhtar Donetsk në fazën e grupeve”, shkruan “The Sun”.