Fillimisht i doli emri te Terbuni, me pas tek Skenderbeu, por Ramadan Ndreu mund te emerohet ne krye te skuadres se Pogradecit. Kjo sepse ditet e fundit tek kjo skuader kane filluar levizjet. Që pasi ranë në Kategorinë e Dytë, praktikisht skuadra u shpërbë.

U shkarkua stafi teknik dhe u vendosën gjoba për mosarritje objektivi. Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga verdikti dramatik, asnjë lëvizje nuk ka pasur në kampin liqenor.

E megjithatë, ditët e fundit diçka po “gatuhet”. Është Nesti Binishi që ka marrë përsipër ndërtimin e ekipit për sezonin 2022- 2023. Jo vetëm kaq, por ai po mendon edhe për stolin.

Bëhet fjalë për një emër që kampionatin e fundit drejtoi një ekip të elitës. Jemi duke folur për Ramadan Ndreun, ish-trajnerin e Kastriotit.Këto kohë është lakuar në tri klube, konkretisht te Tërbuni, Apolonia dhe Skënderbeu.

E megjithatë, pistat janë djegur. Skuadrat në fjalë kanë zgjedhur Alert Alcanin, Klevis Dalipin dhe Migen Memellin.Sipas të gjitha gjasave, Ndreu do të pranojë ofertën e liqenorëve, edhe pse ambiciet e trajnerit kanë qenë të tjera.

Me Binishin ka bashkëpunuar edhe kur ka qenë te Kastrioti. Projekti është 2- 3-vjeçar dhe janë afruar donatorë që do të garantojnë anën financiare.

E megjithatë, nuk do të jenë të vetëm. Gjithçka do të bëhet në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec dhe misioni do të jetë i qartë: ringritja e skuadrës.