Duke marrë shkas nga disa deklarata në media e ndjej për detyrë të sqaroj opinionin publik, në emër të Këshillit Bashkiak, institucionin të cilin përfaqësoj. Askush nuk mund të pretendojë ti drejtohet Këshillit Bashkiak për çeshtje që nuk janë tagër i tij.

Këshilli Bashkiak Shkodër i ka çelur dritën jeshile procesit të privatizimit të K.F. Vllaznia sh.a. duke realizuar një vullnet dhe objektiv prioritar të tijin si organ vendim marrës lokal por edhe si Asamble e Përgjithshme e Vllaznisë.

Njëkohësisht ka plotësuar edhe detyrimin ligjor me ligjin e ndryshuar për sportin por edhe dëshirën e shumë qytetarëve shkodranë, sportdashës apo jo. Pse nuk u shqetësua askush të mbronte vendimin e KB në momentin që:

Vendosi ti linte kohë Bashkisë Shkodër të rregullonte pasqyrat financiare?

I bëri thirje të vazhdueshme Bashkisë Shkodër të sillte Buxhetin e KF për ta miratuar në Asamble?

Vendosi të merrte një të drejtë sipas ligjit 9901 për të emëruar Këshillin Mbikqyrës të KF i cili ishte inekzistent edhe ne letër që në Dhjetor 2018?

Pse nuk u shqetësua askush kur Kryetarja e Bashkisë i mori, pa asnjë të drejtë, Këshillit Bashkiak të gjitha të drejtat e Asamblesë?

Pse nuk u shqetësua askush të vëzhgonte se si po procedonte padia gjyqësore që KB ngriti ndaj Kryetares së Bashkisë?

Kushdo që mund të ketë ankesa në lidhje me procesin e ankandit, që ndër të tjera është një proces teknik, mundet fare mirë ti drejtohet:

Kryetarit të Bashkisë që ka ngritur komisionin e ankandit

Komisionit të ankandit për kritere shtesë të pretenduara.

Komisioni kompetent ankimor pranë Agjensisë së Prokurimit Publik.

Së fundi, pse nuk shqetësohet askush për zërat që qarkullojnë me tone të ulëta që sportistët kanë muaj pa marrë pagat, ndërkohë që ne si Këshill Bashkiak i kemi shprehur që në nëntor 2020, Kryetares së Bashkisë vullnetin e mirë për të alokuar fond të veçantë për të mbuluar nevojat e KF në mënyrë që klubi të ketë stimul të ruajë performancën dhe mbarëvajtjen?

Këshilli Bashkiak ka shqyrtuar çdo projekt akt me shumë seriozitet dhe integritet duke sjellë ndryshim në formën si operon ky institucion. Nëse nuk do të kishte qënë vullneti dhe integriteti në fjalë, K.F Vllaznia nuk do kishte marrë as shancin për privatizim por do zvarritej! /Publikuar në Facebook nga kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër/