Ndërkohë që është duke u afruar “El Clasico” në Spanjë, tek Reali ka vend për panik. Kristiano Ronaldo është në dyshim sa i përket ndeshjes së radhës.

Pas finales kundër Gremios, Kristiano Ronaldo është kthyer në stërvitje të diferencuar. Ylli portugez nuk është stërvitur plotësisht me pjesën tjetër të grupit. Në Spanjë janë hedhur dyshimet se Ronaldo mund të mungojë ndaj Barcelonës.

Pavarësisht formës së tij, portugezi ka treguar se është lojtari kyç për ndeshjet e këtij niveli. Të gjithë sytë janë drejt tij, teksa në Bernabeu shpresa është tek Kristiano Ronaldo, por për momentin tifozat madrilenë janë në panik. Vipsport.al/