Volejbollisti shkodran Nikolin Qafarena bëhet fitues i një tjetër medalje dhe i një tjetër trofeu, pikërisht atij të Superkupës së Kosovës.

Kjo finale është zhvilluar pasditen e së enjtes në pallatin e sportit të Gjilanit dhe përballë njëra- tjetrës ka qenë skuadra kampione e Kosovës- Peja dhe fituesja e Kupës- Luboteni.

Ndeshja ka qenë shumë e ekuilibruar dhe jo më kot ka shkuar me set final.

Kampionët e saposhpallur të Kosovës, volejbollistët e Pejës ndër të cilët edhe shkodrani Qafarena, janë treguar më të kujdesshëm në setin e fundit duke fituar atë dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-2.

Në këtë mënyrë aventura e këtyre katër muajve e ish- volejbollistit të Vllaznisë mbyllet me shumë sukses duke u kurorëzuar me titullin e kampionit dhe fitimin e Superkupës.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e Pejës do t’i ofrojnë ndonjë kontratë të edhe për sezonin e ri futbollistik.
© shkodrasport.com