Ecuria e këtij ekipi ka qenë vërtetë mbresëlënëse në këtë fillim-kampionati. Në tetë ndeshje të luajtura, janë arritur tetë fitore dhe padyshim që Breshia mban vendin e parë në Serinë A. E kemi fjalën për kampionatin kombëtar të basketbollit për meshkuj. Një meritë të padiskutueshme në këtë sukses të deritanishëm të këtij ekipi ka edhe një basketbollist me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për Franko Bushatin. 32 vjeçari ka disa vite që luan me këtë ekip dhe padyshim që është një idhull edhe për tifozërinë. Kujtojmë këtu që ai është djali i Pjerin Bushatit, shkodranit të mirënjohur të basketbollit shqiptar të viteve ’70- ’80. Ditët e fundit, Franko ndodhet në Tiranë i grumbulluar me kombëtaren tonë për ndeshjet e saj të rradhës dhe padyshim që do të tentojë të bëjë më të mirën me të. Përvoja e fituar në basketbollin italian padyshim që do të jetë një plus për kombëtaren shqiptare. Vendi i parë në Serinë A është kuptohet një sukses i madh për këtë shkodran dhe patjetër që të gjithë duhet të krenohemi me të.
© shkodrasport.com