Transferimi i Philippe Coutinho-s nga Liverpool-i te Barcelona është nxitur nga shumë arsye: para, sukses, por mbi të gjitha nga historia, nderi për të luajtur për një nga klubet më të mëdha. Mesfushori 25 vjeçar bashkohet me klubin që ka parë disa nga futbollistët më të mirë që kanë mbajtur veshur fanellën blaugrana, shumë prej tyre brazilianë. Përpara Coutinho-s, me katalanasit kanë luajtur 32 futbollistë nga Brazili. Disa emra janë të vështirë për t’u njohur, por disa të tjerë janë disa nga më të mëdhenjtë që kanë luajtur ndonjëherë futboll…

Një nga ata është Romario, ylli i Botërorit të 1994 për Brazilin. Me katalanasit luajti 2 sezone por shkëlqeu.

Por edhe Ronaldinho një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave magjepsi blaugranat. Ai fitoi “Topin e Artë” në 2005, 2 tituj në La Liga dhe Chamions-in në 2006.

Nuk mund të harrohet “Fenomeni” Ronaldo që edhe pse vetëm një sezon, 1996-1997, realizoi 47 gola në 49 takime dhe u shpall lojtari i vitit nga FIFA, më i riu në histori.

Brazilianët e Barçës

Fausto Dos Santos (1931-32)

Jaguare (1931-32)

Lucidio Batista (1947-49)

Evaristo De Macedo (1957-62)

Walter Machado (1966-67)

Marinho Peres (1974-76)

Bio (Williams Silvio Modesto Verisimo) (1977-79)

Roberto Dinamite (1980)

Cleo (1982)

Aloisio Pires (1988-90)

Romario (1993-95)

Giovanni (1996-99)

Ronaldo (1996-97)

Sonny Anderson (1997-99)

Rivaldo (1997-2002)

Thiago Motta (2001-07)

Fabio Rochemback (2001-03)

Geovanni (2002-03)

Ronaldinho (2003-08)

Juliano Belletti (2004-07)

Sylvinho (2004-09)

Edmilson (2004-08)

Henrique (2008-12)

Keirrison (2009)

Dani Alves (2008-16)

Maxwell (2009-12)

Adriano Correia (2010-16)

Neymar (2013-17)

Rafinha (2013-present)

Douglas (2014-present)

Marlon (2017-present)

Paulinho (2017-present)