Vllaznia U-19 ka arritur të ngushëllojë disi tifozët shkodranë, pas rënies nga Superiorja të ekipit të parë.

Në ditën e sotme, grupmoshat të cilat drejtohen nga ana e Luan Zmijanit, kanë fituar në finale ndaj Flamurtarit me rezultatin 2-1, duke fituar kështu Superioren e këtij sezoni.

Një ndeshje kjo e cila ka dhuruar emocione deri në minutën e fundit, pasi vlonjatët kanë tentuar të barazonin takimin dhe kanë krijuar disa mudnësi në minutat e fundit.

Me akordimin e përfundimit të takimit nga gjyqtari, futbollistët kanë shpërthyer në gëzim, ndërsa dalloj lehtësisht se ky trofe ishte ndryshe për ta, pasi po i kthenin gëzimin një qyteti që ka kaluar ditë të vështira.

Për të bërë akoma më emocionuese këtë festë, ka menduar një prej futbollistëve shkodranë, pikerisht Qardaku.

I gjendur në mesin e grupit të futbollistëve të Vllaznisë dhe stafit drejtues, lojtari ka marrë rolin e ultrasit, duke shpërthyer me brohorimat e tij për skuadrën që përfaqëson dhe suksesin e arritur. /vipsport/