HomeBASKETBOLLVIDEO/ Eni Llazani: Për Vllazninë më vinte keq deri para dy javësh,...

VIDEO/ Eni Llazani: Për Vllazninë më vinte keq deri para dy javësh, tani ajo do ndryshojë

Kishte shpresa se mbreme do te fitonin ndaj Kamzes, ngaqe kjo skuader ndodhej nje vend me lart se ajo ne renditje, por Vllaznia nuk ia doli dhe u mund prej saj ne shifrat 66-94 brenda ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Pas ndeshjes nderkohe trajneri i Kamza Basket Eni Llazani duke folur per mediat u shpreh se tashme nuk i vjen me keq per Vllaznine sepse situata tek ajo ka filluar te ndryshoje dy javet e fundit.

“Mua me vinte keq per situaten qe po kalonte Vllaznia deri para dy javesh, por tashme shoh qe ajo po fillon te ngrihet dhe po fillon me dhane rezultat. Mos e shihni te rezultati perfundimtar i ndeshjes me ne sepse ai nuk eshte tregues.

Tregues per Vllaznine do jene dy javet e ardhshme, per grupin e saj sepse nuk ka patur kohe te lidhet sepse sapo kane ardhur edhe lojtaret amerikane dhe ato duan kohen e vet te ambjentohen me skuadren”.

Te plote prononcimin e Eni Llazanit mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem:

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments