Një gol i sulmuesit shkodran Rigers Musaraj i ka dhënë fitoren Besëlidhjes në ndeshjen ndaj Tërbunit. Lezhjanët fituan ndaj pukjanëve 2-1, në një ndeshje që zgjati dy ditë. Pas këtij dueli, trajneri i Tërbunit, Sinan Bardhi, shfaqi rezerva për gjykimin, duke thënë se arbitri i ndeshjes favorizoi dukshëm ekipin e Besëlidhjes.

“Ky arbitër që në ndeshjen e së shtunës në Pukë, donte që t’ia jepte me patjetër fitoren ekipit kundërshtar. Besëlidhja nuk ka nevojë për ndihmën e arbitrave, sepse është një ekip me emër të madh dhe mjaft i konsoliduar, ekip shumë i mirë.

Nuk arrij ta kuptoj se si këto lloj arbitrash duan të prishin futbollin. Ne jemi një ekip i ri, që kemi pretendimet tona. Luftën për t’u ngjitur nuk do e lëshojmë. Do këmbëngulim që edhe të luajmë futboll dhe të ndërgjegjësojmë edhe arbitrat.

Për mendimin tim, ky arbitër nuk duhet të arbitrojë më jo në Kategorinë e Dytë, por as në kampionatet amatore jo e jo”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Tërbunit, Sinan Bardhi.

Sipas tij, çdo veprim i tille i arbitrave eshte tendencioz dhe jo paaftesi e tyre. Por per shume, degjoni te plote intervisten e ketij trajneri ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: