Futbollistët e Vllaznia B një ditë më parë bojkotuan stërvitjen në shenjë proteste pasi kanë rreth një vit që nuk marrin pagat.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi në lidhje me këtë temë është shprehur se po merren masa për zgjidhjen e situatës.

Futbollistët në prononcimin për media u shprehën se nësë kjo situatë nuk merr zgjidhje sa më parë atëherë ata do të bojkotojnë edhe ndeshjen e së shtunës ndaj Tërbunit,

takim ky që është mjaft i rëndësishëm për ekipin e dytë të Vllaznisë pasi nga ky takim mund të vendoset edhe fat ii tyre sa i përket qendrimit në kategorinë e parë. /star-plus/