Vllaznia e ka vuajtur mungesën e tij në këtë pjesë të parë të sezonit me rezultatet që nuk kanë qenë aspak pozitive në 15-javët e para të Abissnet Superiore dhe për këtë arsye, Liridon Latifi synon të rikthehet sa më shpejt në fushën e blertë.
Ylli kosovar, së bashku edhe me stafin mjekësor, ka një plan për ta nisur si titullar sfidën e parë të vitit 2023 ndaj Partizanit në kryeqytet, për javën e 16-të të Abissnet Superiore.
Në këto javë, Latifi do të punojë vazhdimisht nën vëzhgimin e trajnerëve dhe stafit mjekësor. Kosovari do të punojë maksimalisht për të qenë gati ndaj Partizanit.
Objektivi është që të marrë ngarkesë të plotë dhe të largojë përfundimisht problemet në kavilje. Synimi është që Liridon Latifi të jetë titullar ndaj Partizanit, por nëse nuk mund të realizohet një gjë e tillë, të paktën objektivi tjetër është që ai të jetë pjesë e listës së grumbullimeve për në ndeshjen e 14-janarit dhe të luajë afro 30-minuta kundër të kuqve në kompleksin “Partizani” në kryeqytet.
Maringlen ZHIVANI