Pas barazimit javën e kaluar, Vllaznia U-17 është rikthyer sot tek fitorja sërish.

Ajo ka luajtur në Lezhë ndaj Portos vendase me të cilën ka triumfuar me rezultatin e pastër 3-0.

Rezultati është zhbllokuar që në minutën e 5-të kur Deda ka kaluar në avantazh kuqeblutë.

12 minuta më vonë, ka qenë Marku ai që ka shënuar edhe golin e dytë dhe në këtë mënyrë, pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-0 për Vllazninë.

Për të mbyllur ndeshjen do të mendonte Asllani i cili do të shënonte edhe golin e tretë dhe të fundit të kësaj ndeshje.

Skuadra shkodrane ka fituar kësisoj me rezultat të pastër dhe me këtë trepikësh ajo ngjitet në kuotën e 45 pikëve.

Diferenca e saj me Tiranën kryesuese tashmë është ngushtuar në tre pikë sepse bardheblutë kanë humbur sot ndaj Akademisë me rezultatin 1-2.
© shkodrasport.com