Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka arritur ta mbylle kampionatin e rregullt ne vendin e trete te renditjes. Ai ne 20 ndeshjet e zhvilluara, ka arritur te fitoje 15 prej tyre, ndersa ne 5 ka dale e mundur nga fusha e lojes.

Ne keto rrethana, ka siguruar te drejten per te luajtur ne fazen çerekfinale te play-off ku sipas rregullores, vendi i trete do te ndeshet me te gjashtin. Ne kete te fundit eshte renditur ekipi i Kamzes dhe si rrjedhoje shkodranet do ta kene ate rivale.

Ndeshja e pare ne mes ketyre dy skuadrave eshte planifikuar te luhet diten e merkure ne ora 19:00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres, ndersa ajo e kthimit pak dite me vone ne sallen sportive te Kamzes.

Objektivi i djemve te drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi padyshim qe eshte kalimi i ketij kundershtari dhe kualifikimi per ne gjysmefinale, por per ta arritur kete gje, fillimisht duhet te fitojne ndeshjen e se merkures ne Shkoder, e me pas te mendojne per te tjerat./www.shkodrasport.com/