Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIStrakosha në vend të kapitenit, përkrah Inzagit para sfidës në Europë

Strakosha në vend të kapitenit, përkrah Inzagit para sfidës në Europë

Thomas Strakosha tashmë nuk cilësohet më një zbulim, por një nga emrat më të fortë të përbërjes së Lacios së këtij edicioni.

Portieri i përfaqësueses shqiptare është i paprekshëm në radhët e skuadrës italiane të cilën po mundohet ta kthejë sa më parë në zonën Champions si dhe që të ecë sa më shumë të jetë e mundur në Ligën e Europës.

Aktivitet në të cilin merr pjesë në këtë edicion.Nga ana e tyre, edhe drejtuesit e Lacios kanë filluar t’i japin portierit besimin e duhur, për t’i treguar se tashmë është kthyer në një të pazëvendësueshëm dhe sinjali më i qartë vjen sot nga vendimi më i fundit i klubit.

Lacio luan nesër ndeshjen e kthimit të Ligës së Europës përballë Stauas së Bukureshtit dhe si zakonisht, në ditën para takimit zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit dhe kapitenit të ekipit, ose një prej figurave më përfaqësuese të tij.

Klubi i Lacios ka zgjedhur që në sallën e konferencave, përkrah trajnerit sot të ulet Strakosha, pasi mendon se portieri është kthyer në një figurë përfaqësuese të këtij cikli ambicioz i cili po afirmon klubin mes më të mirëve në Itali dhe me synime të qarta që të përsëritë veten edhe në Europë.

Lacio është mundur 1-0 në takimin e parë ndaj Steauas, ndërsa luan nesër ndeshjen e kthimit. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments