Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPolemika të shumta dhe kritika ndaj gabimeve të arbitrave, Duka merr masa

Polemika të shumta dhe kritika ndaj gabimeve të arbitrave, Duka merr masa

Kjo javë konfirmoi sërish rivalitetin e madh që ekziston në Kategorinë Superiore, teksa gabimet e arbitrave krijuan polemika të mëdha. Kukësi pati pretendime për penallti të paakorduara në sfidën ndaj Partizanit, njësoj si Bylis kundër Teutës.

Klubi ballshiot kërcënoi me largim nga gara, teksa duhet pranuar se gjyqtarët Hamiti dhe Alla gabuan në këto përballje. Rreth kësaj situate ka reaguar edhe Armand Duka, kreu i futbollit shqiptar.

Newsport.al raporton se presidenti i FSHF-së do të zhvillojë një takim ditën e nesërme (të martën) me trupën e arbitrave shqiptarë.

Duka do të ketë një bashkëbisedim me ta dhe kritikat për nisjen e vitit me gabime nuk do të mungojnë. Kampionati po futet në një fazë interesante dhe askush nuk pranon më gabime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments