Pergatitjet per ndeshjen me Flamurtarin po shkojne drejt fundit ne kampin shkodran.

Dita e sotme ka qene e perqendruar ne aspektin taktik dhe per kete arsye seanca e sotme ka patur brenda nje “befasi” per kuqeblute.

Me kerkesen e trajnerit Gjoka, eshte gjetur mirekuptimi me drejtuesit e stadiumit “Loro Boriçi” dhe seanca e sotme eshte zhvilluar ne fushen e tij.

Padyshim qe terreni i mire i ketij impianti sportiv, ka qene nje mundesi e mire per stafin teknik per te aplikuat skemat e duhura.

Ndeshja me Flamurtarin konsiderohet shume e rendesishme per Vllaznine dhe do tentohet marrja e ndonje pike qe do ta ndihmonte shume ate ne ecurine e metejshme ne kampionat.

www.shkodrasport.com