Vllaznia ende “e dehur” nga Kupa. Partizani e mund 3-0 në Shkodër

Vetëm gjashtë ditë më parë Vllaznia do të fitonte 3-2 në Tiranë ndaj Partizanit dhe do t'i rrëmbente atij Kupën e FSHV-së. Por sot ishte, në ndeshjen e parë të kampionatit, ishte tjetër gjë. Një Vllazni "e dehur" nga ai sukses, nuk ka treguar asgjë nga vlerat e saj dhe është mundur 0-3 brenda në "Qazim Dervishi".
Mikopli: S’e njoha ekipin tim. Shpresoj të mbyllet me kaq

Pas ndeshjes së sotme me Partizanin të cilin Vllaznia e humbi me rezultatin 0-3, trajneri i ekipit shkodran Adrian Mikopli është parë tejet i mërzitur. Në një prononcim për mediat në lidhje me këtë humbje dhe paraqitje të dobët të volejbollistëve shkodranë, ai ka deklaruar:
Qafarena merr kupën e parë me gjermanët në një turne në Itali

E ka nisur në mënyrën e duhur karrierën me ekipin e tij, atë gjerman "Bisons Buhl" volejbollisti shkodran Anton Qafarena. Në një turne të zhvilluar nga ky ekip gjatë këtyre ditëve në Kalabri të Italisë, ai ka arritur të zërë vendin e parë. "Vend i parë në një turne në Itali, një nisje e mbarë e sezonit"- shkruan në faqen e tij në instagram shkodrani.
E bujshme: Volejbollistët e Vllaznisë fitojnë edhe Kupën

Pas titullit kampion të fituar pak muaj më parë, volejbollistët e Vllaznisë fitojnë një tjetër trofe. Atë të Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit. Pas një loje dramatike, skuadra kampione e Vllaznisë ka fituar sot në mbrëmje 3-2 ndaj Partizanit, në finalen e Kupës së FSHV-së në volejboll për meshkuj, takim që u luajt në sallën sportive “Feti Borova”, pranë Tirana Olimpik Park.
Vllaznia mund Farka Volej. Nesër në finale të kupës ndaj Partizanit

Ashtu siç pritej, volejbollistët e Vllaznisë kanë arritur të sigurojnë daljen në finalen e Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit. Përballë tyre ka qenë ekipi Farka Volej dhe në ndeshjen e luajtur në sallën sportive "Feti Borova" të kryeqytetit, ata kanë triumfuar me rezultatin 3-1. Seti i parë është fituar nga shkodranët 25-18 dhe po ashtu edhe i dyti në shifra edhe më të thella, 25-14.
Vllaznia- Farka Volej, gjysmëfinalja e Kupës së Federatës

Sezoni i ri 2017-2018 në volejboll është në prag dhe më datën 22 shtator do të luhen takimet e para, teksa do të ngrejë siparin Kupa e Federatës, aktiviteti që si zakonisht çel veprimtaritë e sportit të rrjetës. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë 4 skuadrat e para të sezonit të fundit e më saktësisht Barleti Volej, Tirana, Partizani e Teuta për femra si dhe skuadrat e Vllaznisë, Farka Volley, Studentit e Partizanit për meshkuj.
Mikopli: Kupa e Federatës do të jetë një test për Vllazninë

Këtë fundjavë në Tiranë do të zhvillohet Kupa e Federatës Shqiptare të Volejbollit me pjesmarrjen e katër ekipeve më të mira të kampionatit të kaluar. Vllaznia vjen si kampione në fuqi dhe në ndeshjen e parë do të ndeshet me Farka Volej. I pyetur në lidhje me pretendimet që do të ketë ekipi shkodran në këtë aktivitet, trajneri Adrian Mikopli do të shprehej:
Nikolin Qafarena vendos të rikthehet. Bashkohet në stërvitje me Vllaznisë

Një nga lojtarët më me përvojë i ekipit të volejbollit të Vllaznisë, Nikolin Qafarena, i është rikthyer sërish stërvitjes. Ai para disa kohësh kishte vendosur që të mos bashkohej me shokët e tjerë të ekipit në stërvitje duke mos u bënë nën urdhërat e trajnerit Mikopli sepse kishte pretendime financiare. Drejtuesit e klubit ishin munduar t'ia shpjegonin se nuk mund të kishte rritje të pagës aq sa mendonte ai megjithatë lojtari me përvojë nuk u bind dhe për këtë arsye, për një muaj me rradhë vendosi të mos stërvitej duke menduar edhe kalimin në ekipe të tjera apo dhe lënien e sportit.
Kampionati i beachvolejt, një shkodran kampion, një tjetër i treti

Pasditen e sotme ka përfunduar në plazhin e Kavalishencës, në Durrës, Kampionati i 2-të Kombëtar i Beachvolley, aktivitet që u organizua për dy ditë me radhë nga Federata Shqiptare e Volejbollit. Një aktivitet që tërhoqi vëmendjen e mjaft sportistëve, dashamirësve të këtij sporti dhe pushuesve, që ndoqën nga afër ndeshjet e këtij turneu mjaft tërheqës dhe me rivalitet. Interesant është fakti se shkodranët sërish janë ndër më të spikaturit edhe në këtë kampionat.
Volejbollistët e Vllaznisë e nisin si jopretendentë sezonin e ri

Volejbollistët e Vllaznisë janë në përgatitjet e fundit për marrjen pjesë në Kupën e Federatës dhe më pas në kampionatin kombëtar që nis në fund të këtij muaji. Pas zhvillimit të fazës përgatitore, tashmë ekipi është duke punuar më tepër në aspektin taktik.Trajneri Adrian Mikopli po punon për ndërtimin e formacionit bazë por edhe mënyrën e lojës me të cilën skuadra do të përballet me kundërshtarët.



















