Rrahishta: Lojërat me dorë po shkojnë drejt shkrirjes në Shkodër
Të rinjtë e Vllaznisë fitojnë me Ilirinë, të rejat humbasin
Vllaznia- Skënderbeut, dy sfidat e kësaj jave të volejbollit

Ana Gjelaj: Shkodra ka mentalitet të gabuar për femrat sportiste

Vllaznia arrin fitoren e parë. Mund në Peshkopi Korabin 3-2

Vllaznia për meshkuj e nis me fitore. Mund 3-0 Erzenin

Vllaznia për femra, humbet 2-3 edhe me Minatorin

Kampionati, nesër femrat presin Minatorin, djemtë Erzenin
Korabi fiton minimalisht ndaj Erzenit

Korabi ka fituar sot në fushën e vet me rezultatin 1-0 me një eurogol të I.Doçit ndaj Erzenit të Shijakut. Edhe pas shënimit të golit, vendasit kanë qenë më superiorë në fushë, pasi kanë goditur disa herë shtyllën me anë të Merdinit dhe B.Laçit, por pa rezultat. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Edhe e dyta nisi mirë për vendasit ku sulmet nuk munguan drejtë portës kundërshtare dhe rezultati duhej të ishte më i thellë për vendasit, por heroi i kësaj ndeshje ishte portieri i Erzenit dhe ndërrimet e bëra nga të dy trajnerët nuk sollën asgjë në rezultat.
Korabi e nis me humbje kampionatin. Mundet nga Partizani 1-3

Në pallatin e sportit të qytetit të Peshkopisë,u zhvillua ndeshja e volejbollit për femra ndërmjet Korabit vendas dhe Partizanit. Para fillimit të takimit me rastin e fillimit të sezonit të ri volejbollistik nga drejtuesit e KS Korabi u zhvillua një ceremoni hapje shumë interesante. Fjalën e hapjes e mbajti sekretari i KS Korabit, z.Bashkim Lala i cili u uroi suksese të dy ekipeve ndërsa volejbollistet vendase u dhuruan buqeta me lule mikeshave nga Tirana, gjyqtarëve dhe të dy stafeve drejtuese.