Ana Gjelaj emërohet trajnere e ekipit të të rejave
Vendi i mbetur bosh në pankinën e ekipit të volejbollit të të rejave të Vllaznisë nga largimi i trajnerit Adrian Mikopli për tek të rriturit, është plotësuar brenda pak ditësh. Trajnerja e re është Ana Gjelaj, ish- volejbollistja e njohur e Vllaznisë por edhe e kombëtares shqiptare. Prezantimi me ekipin e të rejave është bërë nga ana e inspektorit të lojërave me dorë në klubin Vllaznia, Beniamin Idrizi.
Adrian Mikopli: “Piacë” e madhe të drejtosh Vllazninë
Emërimi i tij në krye të ekipit të volejbollit të meshkujve të Vllaznisë është pritur mjaft mirë nga ana e tij. Në fakt, Adrian Mikopli e konsideron disi të parakohshme marrjen e një detyre të tillë por gjithsesi thotë se ndjehet i nderuar me të. "Ndoshta nuk e prisja tani sepse isha fokusuar tek puna me ekipin e vajzave të reja dhe pse jo, mbase edhe me të rriturat. Vllaznia kampione e Shqipërisë edhe për paratërejat
Volejbolli shkodran vazhdon serinë e sukseseve këtë sezon. Pas titullit kampion të fituar nga ekipi i të rriturve dhe më pas ai i të rejave, ditën e dielë ka ardhur edhe një tjetër trofe. Këtë herë nga ekipi i paratërejave që ka triumfuar mbi kundërshtarët e tij duke u shpallur më i miri i vendit. Faza përfundimitare e kampionatit është zhvilluar me sistem grumbullimi në Tiranë dhe çdo ekip ka zhvilluar tre ndeshje. Kush do të mblidhte më shumë pikë, do të shpallej edhe kampion Mark Kroqi jep dorëheqjen. Adrian Mikopli trajneri i ri i volejbollit
Mark Kroqi nuk do të jetë më trajneri I ekipit të volejbollit të meshkujve të Vllaznisë. Ai ka dhënë dorëheqjen nga ky post për shkak të angazhimeve të tij si drejtor I klubit. Lajmi ëshët bërë I ditur përmes një komunikate për shtyp që vetë Kroqi ka shpërndarë. “Pas një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe shumë impenjative të kaluar në drejtimin e ekipit të Vllaznisë, shoqëruar me plot emocione, gëzime e netë pa gjumë si dhe pas sadisfaksionit të papërshkrueshëm që më ka sjellë fitorja për herë të parë në historinë e volejbollit shkodran e titullit kampion, mora një vendim shumë të vështirë por të domosdoshëm për mua, atë të largimit nga detyra e trajnerit të ekipit të të rriturve të Vllaznisë. FSHV i kërkon 7 mijë euro Vllaznisë si garanci për Europën!!!

Mund të jetë vërtetë diçka absurde një kërkesë e tillë e mbërritur ditët e fundit në zyrat e klubit shkodran. Ky i fundit ka hedhur idenë e pjesmarrjes në Kupat e Europës pas shpalljes për herë të parë në historinë e tij kampion i Shqipërisë. Për këtë arsye, ka nisur edhe interesimin në Federatën përkatëse për të mësuar rregullat që duhen për pjesmarrjen në "Challenge Cup" por janë befasuar nga shkresa që kanë marrë.
TË REJAT E VLLAZNISË FITOJNË EDHE KUPËN “RINIA”

Pak ditë pasi fitoi titullin kampion të Shqipërisë në volejboll për të reja, skuadra e Vllaznisë fitoi sot edhe Kupën Rinia, aktivitet organizuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit. Ky turne u zhvillua për dy ditë me radhë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet me pjesëmarrjen e 4 ekipeve më të mira për të reja. Një turne me rivalitet dhe emocione, pasi skuadrat treguan sërish ndeshje me nivel të lartë. Në finalen e luajtur sot, Vllaznia fitoi 3-1 ndaj Skënderbeut, duke ngritur lart trofeun.
Të rejat e Vllaznisë shpallen kampione të Shqipërisë

Skuadra e Vllaznisë është shpallur sot pasdite kampione e Shqipërisë në volejboll për të reja për sezonin sportiv 2016-2017. Ekipi shkodran i fitoi të dyja finalet e play off-it të luajtura ndaj Skënderbeut. Pas triumfit pak ditë më parë në Shkodër me shifrat 3-0, ekipi i Vllaznisë fitoi edhe sot në Korçë, duke mundur në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” skuadrën e Skënderbeut me rezultatin 3-1 me sete 12-25, 25-18, 22-25, 25-27. Një kampionat i dominuar nga volejbollistet e reja shkodrane, që luajtën më mirë se rivalet korçare, duke e merituar këtë titull kampion.
Amela Qershia, 16 vjeçarja e talentuar e Vllaznisë dhe e kombëtares
Volejbollistet e reja të Vllaznisë nesër “rrëmbejnë” titullin
Titujt kampionë për ekipet e Sportklub Vllaznisë nuk ndalen. Pas atij të volejbollit për të rritur, të futbollit të femrave dhe të basketbollistëve të rinj, një tjetër titull kampion pritet të vijë në Shkodër pasditen e së dielës. Bëhet fjalë për ekipin e volejbollit të të rejave të Vllaznisë. Ai do të luajë edhe një finale të dytë ndaj Skënderbeut, këtë herë në Korçë dhe të gjitha shanset janë që vazjat kuqeblu të meritojnë trofeun. Ato kanë fituar finalen e parë të luajtur në Shkodër tre ditë më parë, me rezultatin e pastër 3-0 dhe me këtë rezultat, por edhe me diferencën e madhe të pikëve në mes dy ekipeve, duket se të gjitha mundësitë janë që Vllaznia të shpallet kampione. Stela Kiri, volejbollistja që premton shumë për të ardhmen
Mjafton të ishe prezent në ndeshjen e djeshme finale të kampionatit kombëtar të volejbollit për të reja në mes Vllaznisë dhe Skënderbeut dhe padyshim lojtarja që ka spikatur ka qenë nr.1 i ekipit shkodran. Bëhet fjalë për Stela Kirin, e cila luan në rolin e liberos dhe me paraqitjen e saj ka merituar shumë duartrokitje nga sportdashësit e shumtë të pranishëm në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Mënyra si ajo luante, hedhjet e saj në parket për të mos lënë asnjë top që të prekte fushën, kanë bërë për vete të gjithë. 














