AC Milan nuk ndoqi shembullin e Inter qe u kualifikua vetëm pas penalltive, duke mos e diskutuar në asnjë moment fitoren ndaj Veronas me rezultatin 3-0. Ishte një mbrëmje ku vëmendja ishte zhvendosur më tepër jashtë fushës pikërisht te problemet e Donnarumma-s i cili raportohet se kërkon largimin nga Milan dhe tifozët nuk kanë qenë të kënaqur duke e ofenduar rëndë me një banderolë në “Curva Sud”. Por ndeshja nuk i kishte këto probleme dhe Milan gjeti golin e avantazhit me Suso-n në minutën e 23’.

Vetëm shtatë minuta më pas ishte Romagnoli ai që dyfishoi rezultatin pas një goditje standarde. Pas pushimit ishte i riu Cotrone ai që trefishoi rezultatin me një gol të bukur brenda zonës.Milan tregoi një përmirësim në lojë dhe mentalitet ndaj Verona-s, sidomos pasi u shënuan golat kuqezinjtë ishin të qetë dhe i kryen më së miri detyrat e dhëna nga trajneri Gattuso. Me këtë fitore Milan tani do të ndeshet me Inter në çerekfinalen e Coppa Italia.