Dëborë ka kudo nëpër Shkodër. Temperaturat janë të ulëta.  I ftohti ka zbritur këmbëkryq tek gjithë shkodranët. Por më shumë se kudo tjetër, duket tek trajneri I Vllaznisë Rudi Vata. Për të, po mban “dimër” I ftohtë. Pavarësisht entuziasmit të punës së tij, pavarësisht moshës së re, vështirësitë për të janë të mëdha. Më së shumti nga “I ftohti” I situatës që ai po kalon në krye të skuadrës. Me shumë mundësi e ka menduar ndryshe në fund të tetorit kur vendosi t’I hyjë kësaj aventure. Sot pas 3 muajsh e gjysëm punë në krye të Vllaznisë, nuk është se gëzon ndonjë reputacion të madh tek tifozët e kësaj skuadre. Madje, në faqe të ndryshme internet apo edhe në lokale e kafene të Shkodrës, pyetja që shtrohet tashmë është ajo: “A dha dorëheqjen Vata”? Dikush tjetër mendon se ai mund të shkarkohet nëse Vllaznia nuk fiton në takimin e rradhës me Skënderbeun për kupë. Ç’rëndësi ka. E sigurtë tashmë është që numri I njerëzve kundër Rudi Vatës në krye të Vllaznisë është shtuar. Vetë ish-kapiteni I kombëtares shqiptare, tashmë në rolin e trajnerit, nuk preket nga kjo gjë. Edhe në përgjigjet që jep pas pyetjeve të bëra nëse ndihet I rrezikuar në pankinën shkodrane, duket qartë vendosmëria e tij për të vazhduar. “Kontrata ime mbaron më 31 maj dhe unë jam I vendosur për ta çuar deri në fund punën që kam nisur. Nëse drejtuesit e klubit kanë mendim tjetër,  është e drejta e tyre të vendosin”. Situata në fakt nuk është e qetë për të. Mungojnë rezultatet ajo çfarë është më kryesorja. E në kushte të tilla, sigurisht që do ketë edhe diskutime të tilla. Nëse Vllaznia do fitonte, askujt nuk do t’I binte ndër mend të merrej me këtë çështje. As vetë Vatës nuk do t’I binte ndër mend të merrej dhe të dilte kundër administratorit Shaba. Tashmë kjo është mëse e qartë, për Rudi Vatën, “bën ftohtë”. Pikërisht ky I ftohtë që po bën në Shkodër dhe dëbora e rënë, I kanë prishur edhe punë sa I takon zhvillimit të stërvitjes apo dhe gjendjes shëndetësorë të disa prej futbollistëve. Ky I ftohtë po ndikon edhe në diskutimet e njerëzve që duke qëndruar nxehtë pranë oxhaqeve apo kondisionerëve nëpër shtëpitë e tyre, diskutojnë me jo pak shqetësim për Vllazninë. Në kushte të tilla, trajneri Vata sigurisht që ndikohet nga kjo situatë. Ai e sheh që gjërat nuk po shkojnë ashtu siç I kishte menduar dhe për këtë, “fajëson” dimrin e ftohtë. E rëndësishme është që ky dimër të mos zgjasë shumë sepse po të zgjaste, gjërat do ishin edhe më të vështira për trajnerin e Vllaznisë. Ai prêt pranverën. Për të sjellë tjetër temperaturë, tjetër entuziasëm dhe tjetër gjallëri. Njëkohësisht edhe të tjera paraqitje të kuqebluve. Me rregull pranvera vjen muajin tjetër por a do vijë vërtetë? “Dimri” I Rudi Vatës dhe I shkodranëve po zgjat më tepër sesa duhet këtë herë dhe kjo nuk është aspak positive. Vllaznia ka humbur shumë gjatë kësaj periudhe të fundit. Tifozët janë të mërzitur me të. Renditja në kampionat nuk është e mirë dhe po ashtu, në kupë nuk ka asnjë garanci për gjëra të mëdha. Në kushte të tilla, këtij “dimri” duhet t’I japin fund sa më parë.

Gjergj KOLA

Trajneri i Vllaznise Rudi Vata ne ndeshjen e fundit ne Kruje me Lacin.
Foto: Gjon GJEKA