Shifrat e Cristiano Ronaldo-s në Champions League janë të frikshme.

Falë dygolëshit të realizuar ndaj PSG (dhe duke shtuar golat e shënuar me Manchester United), portugezi ka arritur në kuotën e 116 gola në 147 ndeshje të luajtura.

Këto janë skuadrat që kanë shënuar më pak se ylli i Real në kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube…

Manchester City (99 gola)

Benfica (99 gola)

PSV (102 gola)

Galatasaray (106 gola)

Atletico Madrid (107 gola)

Roma (107 gola)

Monaco (114 gola)

Shakhtar (115 gola)