...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKlubi Vllaznia përkujton Artan Bushatin në katërvjetorin e vdekjes

Klubi Vllaznia përkujton Artan Bushatin në katërvjetorin e vdekjes

Dita e sotme përkon me katërvjetorin e vdekjes së ish-trajnerit të Vllaznisë por edhe të kombëtares U-21 të Shqipërisë Artan Bushati. Pikërisht në këtë ditë, KF Vllaznia ka vendosur ta kujtojë duke organizuar një ndeshje futbolli dhe në këtë takim pritet të jeë të pranishëm përveç drejtuesve të saj edhe përfaqësues nga FSHF. Në mungesë të ekipit të parë që ndodhet ende në Mal të Zi për stërvitje, në fushë do të zbresë Vllaznia B që do të ndeshet me Vllaznia U-19.

Klubi shkodran ka ftuar edhe sportdashësit për të qenë të pranishëm në këtë ndeshje miqësore në mënyrë që të gjithë sëbashku të përkujtojnë këtë figurë të shquar të futbollit shkodran dhe atij shqiptar që u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme katër vite më parë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.