FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Kombëtarja e Kosovës, të gjitha ndeshjet e “Rusi 2018” në “Loro Boriçi”
Kombëtarja e Kosovës, të gjitha ndeshjet e “Rusi 2018” në “Loro Boriçi”
Tashmë nuk ka më asnjë dyshim. Kosova do t’i zhvillojë në Shkodër të gjitha ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës “Rusi 2018”. Rikonstruksioni i stadiumit të Prishtinës ka hasur probleme dhe përfundimi i punimeve nuk do të jetë në fund të muajit gusht, siç ishte dhe plani fillestar.Ndërhyrja gjatë punimeve në strukturën e stadiumit ka sjellë nevojën e marrjes së një leje të re ndërtimi nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Sipas raportimit të “Koha Ditore”, sigurimi i lejës mund të shkojë deri në 3 muaj, çka do të thotë që po me kaq kohë do të shtyhet edhe përfundimi i punimeve.Si rrjedhojë, përfaqësuesja e Kosovës do të detyrohet të vazhdojë të luajë në Shkodër ndeshjet e mbetura si pritëse në këtë fushatë kualifikuese, ato ndaj Islandës, Turqisë, Finlandës dhe Ukrainës. Natyrisht që kjo është një plus më shumë edhe për Shkodrën sepse do ketë mundësi të përfitojë jo pak nga ana financiare si rrjedhojë e ardhjes së shumë tifozëve për të ndjekur këto takime.