Rezultatet surprizë në “Rusi 2018” janë në qendër të vëmendjes. “Panorama Sport” e ka hapur gazetën ditën e sotme me humbjen e Gjermanisë dhe barazimin e Brazilit me Zvicrën.

Analizë kampionat e botës, flasin Hummels dhe Low, ndërkohë që Thiago Silva e ka me gjykimin dhe VAR. Pretendohet një penallti. Sot luhen ndeshjet e radhës dhe Harry Kane bën premtimin e madh për tifozët.

Nga vendi veçohet prezantimi i Skënder Gegës, si dhe një intervistë e Gilman Likës, që flet hapur për faktorët që bënë që Vllazninë të bjerë një kategori më poshtë.

Teuta zë një vend në faqen e parë, pasi kërkon të marrë dy lojtarë te Skënderbeu, ndërsa Hila është objektiv i Tiranës. Edhe volejbolli i femrave është në fokus pas medaljes së bronztë që mori.

Gazeta “Sport Ekspres” hapet gjithashtu me dy ndeshjet kryesore të ditës së djeshme: Brazil-Zvicër dhe Gjermani-Meksikë.

Më pas i lihet hapësirë artikujve të vendit. Situata te Skënderbeu, prezantimi i Skënder Gegës te Partizani, privatizimi i Flamurtarit, merkato e Kukësit dhe një intervistë e Gilman Likës janë lajmet kryesore të veçuara në faqen e parë të kësaj gazete, që gjithashtu i ka dhënë hapësirë edhe arritjes së bërë nga kombëtarja e femrave në volejboll. /EDS/