Largimi i Mauricio Sarrit e ka zbehur protagonizmin e Elseid Hysajt te Napoli. Mbrojtësi shqiptar nuk duket më në “abitatin” e tij natyral, ndërsa kohët e fundit është përfolur shumë se klubi dëshiron të afrojë një alternativë për të në mbrojtje.

Përpos kësaj, edhe rinovimi i kontratës u shty për në shtator. Situatë që nxiti zërat se kuqeziu mund të jetë në rrugën e largimit nga “San Paolo”.

Çelsi mbetet në pritje, edhe pse si kusht për të lejuar largimin e Sarrit, Napoli e detyroi të firmoste një klauzolë, ku ai nuk do të tentojë të blejë të tjerë lojtarë nga ish-ekipi.

Transferimi i Hysajt te Çelsi tashmë është sponsorizuar edhe nga tifozët në “Stemford Brixh”. Pas një sondazhi të kryer, 67 për qind e mbështetësve blu mendojnë se 24-vjeçari nga Shkodra do të ishte një opsion më i mirë se Viktor Moses.

Pas pyetjes së klubit nëse ylli shqiptar do të përmirësonte krahun e djathtë të mbrojtjes, krahasuar me lojtarin e përfaqësueses nigeriane, mbështetësit e Çelsit nuk kishin dyshime. Hysaj është më i fortë!/sport-ekspres/