Paraqitja jo e mirë e bërë në ndeshjen ndaj Flamurtarit, mund t’I kushtëzojë vendin në formacion disa prej futbollistëve të Vllaznisë. Të paktën kështu thonë burime pranë stafit drejtues kuqeblu. Në të tilla kushte, ndaj Kukësit në takimin e rradhës, pritet që në vend të tyre të luajnë të tjerë futbollistë. Ata që mund ta pësojnë pritet të jenë sulmuesi Gjini, dy mesfushorët Ramadani e Bardulla dhe mbrojtësi Baci. Ky I fundit natyrisht që nuk do të luajë në ndeshjen e rradhës për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e kaluar, por penalizimi ndaj tij mund të vazhdojë edhe më tej nga stafi drejtues I kësaj skuadre. Për t’ I zëvendësuar do jenë të gatshëm disa futbollistë e mes tyre përfshihen Bushiç, Belisha, Gocaj, Kruja, Semina e ndonjë tjetër. Ata që dalin nga formacioni
Ata që mund të ikin nga formacioni, kanë të bëjnë me repartin e mesfushës dhe të sulmit. Në ndeshjen ndaj Flamurtarit, këto reparte morën kritika nga ana e stafit drejtues të Vllaznisë. Dy prej mesfushorëve madje u larguan nga fusha në fund të pjesës së parë e pikërisht Ramadani dhe Bardulla të cilët nuk e justifikuan aspak besimin e dhënë. Ata nuk kanë bërë asgjë në qendër të mesfushës duke “ia dhuruar” këtë repart kundërshtarit. Një formë shumë të dobët sportive ka paraqitur edhe sulmuesi Gjini. Ai vetëm në dy momente, nga një për secilin pjesë por ka konkretizuar dot. Në pjesën tjetër të lojës, ai nuk është orientuar aspak në fushë duke qenë larg portës dhe pa e ofruar aspak skuadrën e tij në manovrën sulmuese. Në Kukës do të mungojë edhe mbrojtësi I majtë Baci I cili u ndëshkua me karton të kuq në takimin me vlonjatët pas një ndërhyrje të rëndë krejtësisht të panevojshme ndaj kundërshtarit. Por mungesa e tij pritet të jetë edhe më e gjatë sepse stafi drejtues për momentin e ka hequr vëmendjen prej këtij futbollisti.
Ato që do hyjnë në formacion
E sigurtë është që në Kukës do luajë në sulm kroati I ardhur në limitet e fundit të merkatos, Tomislav Bushiç. Ai ende nuk është parë në një ndeshje zyrtare. Trajneri Canaj e ka vëzhguar në stërvitjet e këtyre ditëve dhe forma duket përgjithësisht e mirë. Shpresat janë të mëdha tek ky futbollist për të qenë pikë referimi në manovrën sulmuese. Pikërisht për këtë arsye është marrë. Vetë Bushiç ka premtuar shumë gola për Vllazninë megjithatë kjo mbetet për t’u parë. Duke filluar që nga ndeshja e Kukësit. Ndryshime pritet të ketë edhe në mesfushë. Belisha ka treguar një formë të mirë sportive dhe në 45 minutat të luajtura ndaj Flamurtarit, I dha garanci skuadrës. Kjo do të thotë se ai me shumë të ngjarë do jetë nga minuta e parë në fushë në ndeshjen e rradhës. ai mund të luajë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes. Përveç tij pritet të jetë edhe Gocaj që deri javën e ardhshme do të rikuperohet nga dëmtimi që ka patur. Me përvojën e tij do ta ndihmojë këtë skuadër padyshim. Nuk është çudi që trajneri Canaj t’I besojë një vend në formacion edhe të riut Kruja. Ndërkohë në mbrojtje, me shumë të ngjarë në vend të Bacit do të luajë Semina. Me këto ndryshime në formacion, Vllaznia do të kërkojë pikë ndaj skuadrës nënkampione në fuqi duke shprehuar se lojtarët e rinj që do aktivizohen, t’I japin më shumë forcë e siguri skuadrës në fushë.
Gjergj KOLA