Pas dy javësh qëndrimi në Ulqin, ekipi i Vllaznisë do të kthehet pikërisht nesër nga Ulqini, atje ku zhvilloi dy javë stërvitje. Të sistemuar në hotel “Dajti”, kuqeblutë u stërviten me intensitet në fushat në breg të Adriatikut, me një rregjim të fortë sportiv dhe me një përkushtim të madh në stërvitje. Gjatë kësaj periudhe, ata kanë zhvilluar edhe katër ndeshje miqësore teksa kanë humbur në ndeshjen e parë me malazezët e Petrovav 0-1, kanë fituar në të dytën me Bokelj të Kotorrit 1-0, barazim në të tretën me Luftëtarin 1-1 dhe në të katërtën mundën Kukësin 3-2. U fol që sot mund të kishte një miqësore me Prishtinën por trajneri Vata e ka mohuar një gjë të tilë duke deklaruar se askush nuk e kishte thënë se do zhvillohej një miqësore e tillë. Vllaznia kthehet pra nesër në Shkodër për të kryer edhe përgatitjet e fundit për ndeshjen e së dielës për kupë me Laçin.

www.shkodrasport.com