Pritej të ndodhte në Shkodër sepse kjo ishte edhe dëshira e lojtarit por hezitimi i drejtuesve të Vllaznisë e ka detyruar Dritan Smajlin të zgjedhë Kukësin për të vazhduar karrierën e tij. Mbrojtësi lezhjan mesditën e sotme ka hedhur firmë për ekipin nënkampion të vendit. I tunduar nga oferta financiare e presidentit Gjici, ai nuk ka mundur të presë më shkodranët për më tepër që drejtuesit kuqeblu nuk kanë garantuar asgjë në lidhje me financat. Në këtë mënyrë, Smajli ka hedhur firmë sot për Kukësin. Me këtë firmë është plotësuar edhe një dëshirë e trajnerit Armando Cungu që kishte dashur ta kishte në skuadër që në muajin qershor por ky i fundit preferoi Flamurtarin. Me ikjen e Smajlit duket se shanset që Vllaznia të ndërtojë një ekip pretendent zbehen.