HomeFUTBOLLMOSHATDy futbollistë shkodranë pjesë e kombëtares U-17 në grumbullimin e rradhës

Dy futbollistë shkodranë pjesë e kombëtares U-17 në grumbullimin e rradhës

Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U-17 e drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagic do të zhvillojë një turne miqesor ne Kazakistan, i cili do të fillojë programin e ndeshjeve në datën 4 shtator dhe do të shpallë fituesin dhe renditjen përfundimtare në 8 shtator. Trajneri i përfaqësueses kuqezi ka grumbulluar 23 futbollistë, të cilët do të jenë në vëzhgimin e tij. Ata që do të bindin trajnerin do të kenë një vend në listën përfundimtare të kualifikueseve të ekipit kombetar për këtë grupmoshë, që do të zhvillohen në muajin tetor.

Prej ditës së nesërme deri në datën 2 shtator kuqezinjtë do të jenë të grumbulluar në kompleksin “Tropikal” Durrës. Pjesë e këtij grumbullimi janë edhe dy futbollistë shkodranë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Egzon Shima që është pjesë e ekipit Vllaznia U-17 si dhe sulmuesi Kevin Haveri që është pjesë e AAS U-17.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments