Vllaznia për meshkuj fiton thellë në Elbasan. Mbetet e para

0

Vllaznia arrin një tjetër fitore, këtë herë në transfertën e Elbasanit. Skuadra vendase është mundur në shtëpi me shifrat 55-97, një humbje thuajse e pritshme në javën e 6-të. Ka qenë një ndeshje e dominuar kryesisht nga shkodranët, të cilët që në periodën e parë krijojnë një diferencë pikësh, pasi fitojnë 13-24. E dyta është më e ekuilibruar, miqtë fitojnë me vetëm dy pikë diferencë 20-22. Perioda e tretë dhe e katërt do të fliste tërësisht për miqtë, që fitojnë respektivisht 14-24 dhe 8-27. Ndonëse verdheblutë u munduan të rezistojnë, në fund nuk ia dolën dot të merrnin një fitore. Vllaznia rimerr kryesimin e Superligës.

Vllaznia për femra mund Kamza Basket 80-68 në “Qazim Dervishi”

0

Vllaznia në basketboll për femra ka arritur një tjetër fitore. Këtë herë ajo ka mundur Kamza Basket me rezultatin 80-68. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" pasditen e sotme dhe është dominuar nga minuta e parë nga vajzat shkodrane. Ato i kanë fituar 10 minutat e para të ndeshjes me rezultatin 22-15 e kjo distancë është thelluar paksa edhe në 10 minutat e dyta që fitohen sërish nga Vllaznia 16-14. Me këtë ecuri loja ka vazhduar deri në fund teksa dy periodat e tjera kanë dhuruar rezultatet 26-23 dhe 16-16. në këtë mënyrë, skuadra shkodrane e drejtuar nga trajneri Rajmond Rasha ka arritur fitoren e dytë rradhazi, pas asaj të javës së kaluar me Elbasanin.

Vllaznia për meshkuj mund edhe kampionen- Kamzën brenda në Kamëz

0

Skuadra e Bledar Gjeçajt ka mundur edhe skuadrën kampione në fuqi- Kamza Basket. Madje fitorja është arritur brenda në Kamëz në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme. Rezultati përfundimtar i fiksuar në fund të këtij takimi ka qenë 88-81 për Vllazninë. Në këtë mënyrë skuadra shkodrane siguron edhe fitoren e pestë në pesë ndeshje të luajtura të fazës së parë duke e mbajtur vendin e parë në renditje tashmë e vetme. Fitorja e sotme ka qenë shumë e rëndësishme sepse do të tregonte në fushën e lojës forcën e secilës skuadër. Trajneri Gjeçaj në fakt e kishte deklaruar se objektivi ishte vetëm për të fituar dhe kështu ka ndodhur.

Kamza Basket- Vllaznia, sfida interesante e së premtes

0

Ditën e premte do të luhet ndeshja më e rëndësishme e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj, ajo në mes ekipit kampion në fuqi- Kamza Basket dhe skuadrës nënkampione- Vllaznisë. Ndeshja do të luhet në pallatin e sportit të Kamzës pasditen e së premtes në orën 19.00. Trajneri I ekipit shkodran Bledar Gjeçaj e ka konsideruar shumë të rëndësishme këtë ndeshje për renditjen e mëtejshme në kampionat dhe ka shprehur besimin për një tjetër fitore të ekipit  të tij.

Vllaznia mund edhe UAT-në. Tani në rradhë është Kamza Basket

0

Basketbollistët e Vllaznisë e kanë fituar edhe ndeshjen e pestë. Atë të luajtur pasditen e sotme në "Qazim Dervishi" ndaj ekipit të UAT-së. Rezultati i fiksuar në fund të 40 minutave të lojës ka qenë 82-58. Në fakt pritej kjo fitore nisur edhe nga diferencat e mëdha që kanë dy ekipet. Por në dy periodat e para, Vllaznia nuk ka luajtur mirë. Ndoshta tek sportistët e saj janë vërejtur shenja euforie dhe kjo i ka penguar të dalin në lojën e tyre. 10 minutëshi i parë është mbyllur 20-18 dhe po ashtu edhe i dyti me vetëm dy pikë diferencë, 15-13. Skuadra kanë shkuar në pushim me vetëm 4 pikë diferencë në favor të Vllaznisë.

Vllaznia për femra fiton 100-62 ndaj Elbasanit në transfertë

0

Vllaznia në basketboll për femra ka marrë fitoren e saj të parë në kampionatin e sivjetëm. Në ndeshjen e luajtur sot në Elbasan, vajzat e trajnerit Rajmond Rasha kanë dominuar ndaj ekipit vendas duke e fituar krejt takimin në shifrat e thella 100-62. Vetë rezultati tregon më së miri për epërsinë e vajzave shkodrane të cilat e siguruan fitoren që në periodën e parë të cilën e mbyllën në shifrat 35-14 për ta. Në të dytën diferenca ishte vetëm tre pikë, 24-21 ndërsa në të tretën janë vajzat elbasanase që fitojnë 19-11 por kjo nuk prish asgjë sa i takon fatit të ndeshjes sepse perioda e katërt do të vuloste fitoren e thellë të Vllaznisë.

Bledar Gjeçaj: Vllaznia është në luftë për titull

0

Jemi një skuadër për tit ull kampion”, – këto janë fjalët e para kur takon trajnerin e Vllaznisë në basketboll për meshkuj Bledar Gjeçaj. Në fakt, skuadra shkodrane i ka bërë një nisje mjaft të mirë kampionatit të ri që ka startuar prej tri javësh. Vllaznia ka marrë tri fitore në tri sfidat e para. Shkodranët kryesojnë së bashku me Kamza Basket me 6 pikë në grupin e tyre. Fillimisht Vllaznia mundi Elbasanin në Shkodër, me një fitore mjaft të thellë, por sigurisht takimi i fundit në kampionat përballë Tiranës tregoi se këtë sezon ekipi shkodran është pretendent serioz për titull.

Vllaznia për meshkuj mund edhe Tiranën brenda në kryeqytet

0

Një nisje të shkëlqyer i ka bërë ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznia këtij kampionati. Pasditen e sotme ai ka fituar edhe ndeshjen e tretë rradhazi por jo vetëm kaq. Kjo fitore ka patur një vlerë më të madhe në krahasim me dy të tjerat sepse është arritur në transfertë dhe për më tepër, ndaj një rivali për titull siç ishte Tirana. Rezultati i fiksuar në fund të takimit të luajtur në palestrën sportive "Fahrije Hoti" ka qenë 78-75 për shkodranët. Trajneri Bledar Gjeçaj është shprehur shumë i kënaqur me arritjen e kësaj fitoreje sepse skuadra po tregon progres nga ndeshja në ndeshje dhe kjo po reflektohet çdo javë.

Vllaznia për femra mundet në shtesë 97-101 në Shkodër nga Tirana

0

Ndeshje me shumë emocione ka qenë ajo e djeshmja zhvilluar në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Tiranës. Loja ka qenë shumë e bukur dhe me rivalitet të forta, e këtë e tregon më së miri edhe faktin se ndeshja ka shkuar në shtesë por në fund kanë triumfuar kryeqytetaset që kanë fituar 101-97. Në fakt ndeshja ka filluar më mirë për Vllazninë e cila ka dominuar në pjesën e parë dhe për rrjedhojë e ka fituar atë me rezultatin 22-15. Në periodën e dytë ka fituar Tirana me një pikë 24-23 por vendaset kanë shkuar në pushim duke udhëhequr me 6 pikë.

Tirana- Vllaznia, nisin duelet e mëdha në kampionatin e meshkujve

0

Kampionati kombëtar i basketbollit të meshkujve tashmë ka hyrë në rrugën e duhur, atë të përballjeve direkte në mes ekipeve pretedente. Vllaznia e ka nisur mirë kampionatin duke i fituar dy ndeshjet e para por këtë javë është përballja e parë e rëndësishme. Ajo që do të luajë në kryeqytet ditën e shtunë me ekipin e Tiranës, i cili edhe ai pretendon titullin kampion këtë sezon. Trajneri Bledar Gjeçaj është i kënaqur me nisjen që ekipi i tij i ka bërë kampionatit megjithatë pret të testojë veten në ndeshjen e së shtunës me bardheblutë.