Vllaznia e volejbollit, objektiv fitoren e Kupës së Federatës
Kampionatet e reja të volejbollit do të startojnë më 1 tetor megjithatë përpara fillimit të tyre do të zhvillohet një tjetër aktivitet, Kupa e Federatës Shqiptare të Volejbollit. Kjo kupë zhvillohet me pjesmarrjen e katër ekipeve më të mira të sezonit të fundit të cilët luftojnë për fitimin e këtij trofeu. Vllaznia e meshkujve kësisoj do të jetë në garë me tre ekipet e tjera dhe pikërisht me Studentin, Tiranën dhe Farkën. Sipas shortit të hedhur, në gjysmëfinale, ekipi shkodran do të ndeshet me Tiranën.Takimi do të luhet pasditen e së shtunës në kryeqytet dhe sigurisht që objektivi i tij është kalimi i këtij kundërshtari por jo vetëm i tij. Vllaznia që tashmë drejtohet nga trajneri i ri Mark Kroqi, ka si objektiv të parë të këtij sezoni fitoren e këtij trofeu. Anton Qafarena gati të lërë Vllazninë për të shkuar në Qipro
Një nga lojtarët e rinj më me perspektivë i volejbollit shkodran por edhe atij shqiptar, pikërisht Anton Qafarena, duket se është shumë pranë largimit nga kampionati shqiptar. 18 vjeçari ka spikatur në dy sezonet e fundit duke luajtur me Vllazninë dhe ishte kërkuar nga disa ekipe si të kampionatit tonë por edhe jashtë. Oferta e fundit mësohet të ketë ardhur për të nga një ekip i kategorisë së parë të Qipros. Lajmi konfirmohet nga burime pranë këtij lojtari. Ende s’ka asgjë zyrtare por skuadra qipriote mësohet se është interesuar për Qafarenën dhe se mund të bëhet e mundur lëvizja e tij nga Vllaznia në kampionatin e Qipros. Gjyqtarë shkodranë të volejbollit:
Hidhet shorti i kampionateve, Vllaznia e nis në Gramsh dhe Korçë

Ditën e djeshme është hedhur shorti i kampionateve të reja të volejbollit për sezonin e ri. Shorti është hedhur si për kampionatin e femrave ashtu edhe të meshkujve. Këta të fundit, që në sezonin e ri do të drejtohen nga trajneri Mark Kroqi, në ndeshjen e parë do të luajë në transfertë me ekipin e Gramshit, ndërsa ekipi i femrave që drejtohet sërish nga trajnerja Sadije Gogaj, do ta luajë ndeshjen e parë në Korçë ndaj Skënderbeut vendas. Kampionatet do të nisin më datë 1 tetor dhe tek meshkujt këtë vit do të konkurrojnë 10 ekipe ndërsa femrat janë ndarë në dy grupe teksa në grupin A ku bën pjesë edhe Vllaznia, janë 8 ekipe ndërsa në grupin B bëjnë pjesë 6 ekipe.
Mark Kroqi do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë për meshkuj
Pas shumë kohësh pa trajner që nga dorëheqja e Artan Kalasë, Kroqi ka vendosur që të bëjë edhe rolin e trajnerit. Ky vendim ka ardhur sepse djemtë e volejbollit kanë të domosdoshëm një trajner në krye. Në këtë mënyrë shefi “Sport Klub Vllaznia” mësohet se i ka bërë disa ftesa figurave të volejbollit në Shkodër ndër vite por asnjë prej tyre nuk ka pranuar që të marrë drejtimin e volejbollistëve të Vllaznisë. Ftesa ka shkuar për emra si Gjino Mjeda, Sandër Leqejza apo edhe Petrit Jukni. Ky i fundit është shpallur fitues i Kupës së Republikës si trajner në vitin 1989 me volejbollistët e Vllaznisë. Bashkia Shkodër organizon turne “beach volej” në Velipojë
Shtohen aktivitetet sportive të organizuara nga Bashkia Shkodër këtë verë. Plazhi i Velipojës sigurisht që nuk mund të mungonte pa një aktivitet të tillë dhe natyrisht që "beach volej" është më i preferuari zakonisht në kohë plazhi. Kështu do të ndodhë ditën e nesërme teksa në ambjentet e plazhit do të zhvillohet një turne i këtij lloj sporti të volejbollit të rërë. Ndeshjet do të nisin në orën 09.00 të mëngjesit dhe do të zgjasin deri në orën 19.00. Vendi ku do të zhvillohen ato është në fund të pedonales, në anën e Vilunit. Natyrisht që sporti i volejbollit është nga më të preferuarit në periudhën e plazhit nga rinia dhe jo më kot, janë disa fusha të ngritura ku në çdo orë të ditës ka shumë njerëz që argëtohen. Vendin e Artan Kalajës tek Vllaznia mund ta zërë një trajner malazez

Pas dorëheqjes së trajnerit Artan Kalaja nga drejtimi I ekipit të volejbollit të meshkujve të Vllaznisë, vendin e tij mund ta zërë një trajner malazez. Ndonëse ende nuk ka një emër konkret, kjo është ideja paraprake e drejtuesve të klubit shkodran. Për këtë arsye, fillimisht po shikohet mundësia për të parë se kush mund të jetë kandidatura më e përshtatshme dhe më pas, do të diskutohet edhe për anën financiare të kontratës dhe pasi të jenë mësuar të gjitha këto, atëherë do të vijohet puna për gjetjen e një sponsori që do të bënte të mundur marrjen përsipër të kontratës së tij. Largimi I trajnerit Kalaja në fakt erdhi disi I papritur për drejtuesit e klubit dhe megjithëse drejtori Kroqi për disa ditë me rradhë u mundua t’I ndryshonte mendjen, kjo nuk u bë e mundur.
Dorëhiqet Artan Kalaja. S’mund ta përballoja më gjithë atë stres
Një lajm i papritur për volejbollin shkodran dhe Sportklub Vllaznia ka ardhur pasditen e sotme. Pikërisht ai i dorëheqjes së trajnerit të volejbollit të meshkujve Artan Kalaja. Lajmin në fakt e ka bërë të ditur vetë drejtori i klubit Mark Kroqi që e falenderonte për kontributin 30 vjeçar që ai kishte dhënë duke bërë maksimumin për volejbollin shkodran. Gazeta SHKODRA SPORT ka kontaktuar pak minuta më parë më trajnerin për të mësuar më shumë në lidhje me këtë dorëheqje të tij dhe se çfarë fshihet pas saj. "Nuk mund të vazhdoja më ta bëja këtë punë. Vllaznia në volejboll për të reja shpallet kampione
Vllaznia në volejboll përveç titullit kampion me paratëreja që ka siguruar një javë më parë, sot rrëmbeu edhe një tjetër trofe, atë të të rejave. Ka ndodhur kështu pas ndeshjes finale që ajo ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj ekipit tjetër finalist, Himarës. Ndeshja është dominuar tërësisht nga vajzat e reja të Shkodrës të cilat në këtë mënyrë janë shpallur triumfuese. Ka qenë vetë presidenti I Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi ai që ka dhënë medaljet dhe i ka dorëzuar në fund kupën kapitenes së ekipit Artiola Stolaj, moment pas të cilit në “Qazim Dervishi” ka nisur festa. Pëson infrakt, vdes duke dhënë mësim trajnerja e volejbollit Alda Kaçorri
Një lajm i hidhur ka ardhur sot për sportin shkodran. Është ndarë nga jeta në moshën 53 vjeçare një nga volejbollistet e njohura të Vllaznisë së viteve ’80, anëtare e ekipit kombëtar dhe njëkohësisht trajnerja e ekipit të të rejave të volejbollit të këtij klubi, Alda Kaçorri. Një vdekje e papritur e ardhur pas një infrakti që ajo ka pësuar teksa ishte në ambjentet e shkollës ”Ismail Qemali” ku jep mësim. Sigurisht që kjo gjë ka alarmuar kolegët e saj të punës, nxënësit të cilëve ka qenë duke u dhënë mësim, por askush nuk ka qenë në gjendje të bëjë gjë më tepër. 


















