Smajlaj dhe Muça, nga dy vende të para në kampionatin dimëror

0
Atletët shkodranë kanë bërë një paraqitje të mirë në garat e kampionatit kombëtar individual dimëror që u zhvilluar sot në Elbasan. Tradita e zhvillimit të këtyre garave sërish në një ambjent të hapur kur në fakt duhej të zhvilloheshin...

Nesër në Elbasan kampionati individual dimëror

0

Federata Shqiptare e Atletikës do të organizojë nesër garat e kampionatit kombëtar individual dimëror për të rritur. Një kampionat që natyrisht pritet të dhurojë edhe rezultate të larta nga disa prej sportistëve pjesmarrës. Sigurisht që vëmendja duhet të jetë e përqendruar tek Izmir Smajlaj apo ndonjë tjetër, që kanë si objektiv përmirësimin e rezultateve të tyre personale.

Izmir Smajlaj: Synimi im për këtë vit, të kap distancë 8.30 metra

0

Rekordmeni i atletikës shqiptare, Izmir Smajlaj, bën apel për mbështetje nga shteti. I “dënuar” për t’u stërvitur jashtë Shqipërisë për shkak të mungesës së infrastrukturës në vend, shtatlarti shkodran shprehet se ky sport ka kosto të lartë financiare, një pjesë të së cilës e mbulon familjarisht. Është pikërisht kjo arsyeja që ai kërkon një vend pune për të ulur sadopak shpenzimet e fazës përgatitore. “Nuk ka shumë që kam ardhur nga një fazë përgatitore intensive trijavore nga Stambolli. Përgatitja shkoi shumë mirë nën asistencën e një trajneri ukrainas.

Tufi: Smajlaj do ta thyejë sërish rekordin më 2017-ën

0

Rezultatet e shkëlqyera që atleti Izmir Smajlaj ka arritur gjatë vitit 2016, nuk do të mbesin me aq. Trajneri i tij Vildan Tufi duke folur në emër të sportistit që stërvit, ka premtuar rezultate të larta edhe këtë vit, shoqëruar këto me rekorde të reja në disiplinat sportive ku garon. Njëkohësisht ai ka bërë thirrje për më shumë mbështetje sepse kemi të bëjmë me një sportist të përmasave botërore. "Të them të drejtën, Bashkia, Këshilli Bashkiak duhej të na kishin qëndruar më afër. Për rregullimin e kushteve të stërvitjes apo qoftë edhe një pritje para ose pas ardhjes nga Lojërat Olimpike.

Izmir Smajlaj: Jam vetëm i Vllaznisë. S’e ndërroj me askënd

0

Rekordmeni i kërcimit së gjati dhe kërcimit trehapësh tregon objektivat për vitin 2017: “Dua të jem në podiumin e medaljeve në Ballkaniadë, Evropianin e sallave të mbyllura dhe në Botëror”. 8.03 metra rekordi i ri kombëtar që Izmir Smajlaj ka vendosur në verën e kaluar në kërcimin së gjati dhe kjo ka ndodhur më 21 maj në Mitingun Ndërkombëtar që u zhvillua në “Elbasan Arena”.

ATLETIKË- KAMPIONËT E SHQIPËRISË PËR VITIN 1964

0
Kampionët e Shqipërisë për vitin 1964: MESHKUJ 100 m  T.Stefanllari (Skenderbeu) 10.9 200 m  T.Stefanllari (Skenderbeu) 22.2 400 m  V. Kacagjeli (Dinamo)   50.4 800 m  G. Alia (Partizani)  1.55,3 1500 m G. Alia (Partizani) 3.59,6 5000 m S. Kokalari...

Atletët e rinj të Vllaznisë, dy medalje në Kroaci

0

Një grup atletësh të rinj të Vllaznisë kanë marrë pjesë ditët e fundit në një turne ndërkombëtar që u zhvillua në Split të Kroacisë. Në këtë turne kanë marrë pjesë sportistë nga vendet ballkanike që lagen nga Deti Adriatik, pra Kroacia, Sllovenia, Bosnja, Mali i Zi dhe Shqipëria. Kjo e fundit është përfaqësuar nga sportistët e ekipit të Vllaznisë të drejtuar nga trajnerët Albert Marashi dhe Fatjon Serhati. Garat janë zhvilluar për moshën deri 15 vjeç dhe kanë patur rivalitet. Atletët e rinj shkodranë janë përfaqësuar përgjithësisht mirë duke merituar edhe dy medalje bronzi.

Izmir Smajlaj tek Studenti? Tek Vllaznia e mohojnë këtë gjë

0

Në median e shkruar sot është raportuar për një kalim të atletit shkodran Izmir Smajlaj nga Vllaznia tek ekipi i Studentit. Sipas asaj çfarë shkruhej në një të përditshme sportive, kampioni dhe rekordmeni i garave të kërcimit së gjati dhe trehapësh, kishte vendosur të braktiste klubin e qytetit të tij për të kaluar në kryeqytet, aty ku i kanë ofruar pagesa më të mira dhe kushte më të mira stërvitje. Madje për këtë, kishte një prononcim edhe të drejtorit të klubit Studenti Blendi Nallbani.

Tufi: Izmir Smajlaj i ka premisat të kërcejë 8.30 metra

0

Fillimisht ishte Vera Bregu, më pas Admir Bregu e tani është Izmir Smajlaj. E përbashkëta e tyre janë titujt kampion dhe rekordet e thyera. Por jo vetëm kaq. E përbashkëta kryesore është se të tre ata kanë punuar me një trajner: profesor Vildan Tufin. Ai ndjehet i lumtur për gjithçka ka arritur deri tani megjithatë nuk dëshiron të ndalet këtu.

Izmir Smajlaj medalje ari në turneun ndërkombëtar të Armenisë

0

Tjetër sukses për atletin shkodran Izmir Smajlaj. Në garat e zhvilluar ditën e djeshme në Erevan të Armenisë, ai ka zënë vendin e parë duke merituar  medaljen e artë. Një sukses i madh i këtij sportisti duke parë edhe sportistët e tjerë pjesmarrës në këtë turne ndërkombëtar të përvitshëm që zhvillohet çdo vit në këtë vend. Një turne i cili zhvillohet vetëm në disiplinën e kërcimit së gjati dhe ku marrin pjesë sportistë nga vende të ndryshme të Europës. Smajlaj ka arritur të kërcejë 7 metra e 85 centimetra, më shumë se gjithë të tjerët duke merituar vendin e parë dhe duke u ngjitur më pas në podium ku i është vendosur në qafë edhe medalja e artë e këtij aktiviteti.