Izmir Smajlaj, faleminderit!

0

Opinion nga Jozef SERMI

 

Na gezoi shume lajmi i shpalljes se atletit Smajlaj Kampion Europe. U mbushen mediat sociale, te shkruara e vizive me lajmin, me urime e me patriotizem.

Kampioni i Europës Izmir Smajlaj, pritje e veçantë në Bashkinë Shkodër

0

Kampioni I Europës Izmir Smajlaj është pritur mesditën e së martës në zyrën e saj nga kryetarja e Bashkisë Shkodër, zj. Voltana Ademi. Atleti shkodran ka qenë I shoqëruar nga babai I tij dhe nga trajneri Vildan Tufi. Mes tyre është zhvilluar një bisedë e ngrohtë teksa Smajlaj ka bërë present edhe njëherë emocionet që ka provuar pak ditë më parë në garat e zhvilluara në Beograd ndërkohë që trajneri Tufi ka kërkuar më shumë mbështetje nga të gjitha institucionet sepse ky sportist mund të dhurojë të tjera rezultate të larta.

Izmir Smajlaj nuk tërhiqet, premton të tjera medalje

0

Pas triumfit mbrëmjen e së shtunës në Europianin e atletikës që u zhvillua në Beograd (Serbi), ku fitoi medaljen e artë në garën e kërcimit së gjati, atleti shkodran izmir Smajlaj ka mbërritur në Shqipëri, ku dhe është pritur nga një grup fansash e familjarësh. Ata kanë dashur t’i bëjnë një surprizë kampionit të Europës, duke brohoritur në aeroport. “Është diçka vërtet emocionuese kur shoh se familjarët dhe miqtë më presin. I falënderoj dhe ua dedikoj atyre këtë sukses”, u shpreh atleti Izmir Smajlaj për mediat.as mbërritjes nga Beogradi, ku u zhvillua Europiani i sallave të mbyllura, atleti shkodran ka patur pak kohë për të pushuar, teksa ka rinisur stërvitjen për të arritur të tjera suksese.

Smajlaj për “Shkodra Sport”: “Jam pa fjalë, ende se besoj”

0

Suksesi mbrëmjen e sotme në Beograd ku ka arritur të shpallet edhe Kampion Europe e ka bërë të përjetojë momente të jashtëzakonshme atletin shkodran Izmir Smajlaj. Ai duket se është "në qiellin e shtatë" dhe këtë gjë e thotë edhe në një prononcim të shkurtër për gazetën "Shkodra Sport" kur është shprehur: "Jam pa fjalë, ende se besoj. Jam shumë i emocionuar dhe natyrisht që është një sukses i madh për mua dhe karrierën time.

IZMIR SMAJLAJ SHPALLET EDHE KAMPION EUROPE

0

Atleti shqiptar Izmir Smajlaj mori sot në mbrëmje medaljen e artë në Kampionatin Europian të sallave të mbyllura që po zhvillohet në Beograd të Serbisë, në garën e kërcimit së gjati, duke ngritur peshë gjithë Shqipërinë me këtë rezultat fantastik. Një medalje historike, e para e artë për atletikën shqiptare në një aktivitet të tillë. Atleti shkodran kërceu 8.08 metra, që është edhe rekordi i ri kombëtar në këtë disiplinë, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon.

Smajlaj kërcen 7.98 në kuafikuese dhe shkon në finale

0

Atleti shkodran Izmir Smajlaj ka arritur të kualifikohet për në finalet e Kampionatit Europian të sallave të mbyllura që po zhvillohet në Beograd të Serbisë. Në garat kualifikuese të kërcimit së gjati, zhvilluar paraditen e së premtes, ai ka arritur të kërcejë 7 metra e 98 centimetra që në provën e parë dhe kaq ka mjaftuar që të kualifikohet për në finale. Përsëritja e rezultatit me të cilin u shpall kampion Ballkani katër ditë më parë, konfirmon më së miri formën e shkëlqyer sportive që po kalon Smajlaj.

Smajlaj: Në Beograd u drithërova duke dëgjuar himnin e flamurit tonë

0

Pas suksesit të dy ditëve më parë në Beograd, atleti shkodran Izmir Smajlaj bashkë me trajnerin e tij Vildan Tufi, i janë rikthyer sërish stërvitjes në pistën e betontë të stadiumit "Loro Boriçi", për t'i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për një tjetër sfidë. Madje edhe më të vështirë, asaj të Kampionatit Europian të sallave të mbyllura që do të zhvillohet në datat 3-4 mars po në Beograd të Serbisë. Shpallja kampion i Ballkanit për këtë atlet, natyrisht që ka qenë një arritje jo e vogël, për më tepër me një rezultat të mirë, 7.98 m në garën e kërcimit së gjati ku ai ka garuar. Në një prononcim për "SHKODRA SPORT", Smajlaj shpreh besimin e tij të plotë se edhe në Europian, do ketë një rezultat të mirë.

Izmir Smajlaj shpallet Kampion i Ballkanit në Beograd

0

Izmir Smajlaj mban premtimin. Zë vendin e parë dhe shpallet Kampion i Ballkanit duke bërë që flamuri shqiptar të valëvitej sot në mes të Beogradit. Kampionati Ballkanik i sallave të mbyllura në atletikë që po zhvillohet aktualisht në Beograd të Serbisë ka dhuruar një medalje të artë për atletikën shqiptare. Shkodrani Izmir Smajlaj ka zënë vendin e parë në kërcim së gjati, duke vendosur njëkohësisht edhe rekord kombëtar.

Smajlaj: Objektivi i rradhës, titulli i Kampionit të Ballkanit

0

Prej pedonales në hyrje të qytetit, dyshja e mirënjohur e atletikës shkodrane dhe asaj shqiptare, Izmir Smajlaj- Vildan Tufi, tashmë stërvitet në betonin e pistës së stadiumit “Loro Boriçi”. Megjithatë objektivat e kësaj dysheje nuk ndryshojnë. Synimi i rradhës për ta është suksesi në kampionatin Ballkanik dhe atë europian që do të zhvillohen këto ditë në Beograd. Atleti Smajlaj është i bindur se edhe në këto aktivitete do të ketë rezultate të larta e këtë gjë e deklaron edhe në prononcimin e tij për "SHKODRA SPORT" kur deklaron:

Smajlaj e Muça, pjesmarrës në Kampionatin Ballkanik

0

Federata Shqiptare e Atletikës, 48 orë pas zhvillimit të garave të Kampionatit Individual Dimëror (në Elbasan), ka përcaktuar sot ekipet kombëtare që do të marrin pjesë në disa nga turnetë ndërkombëtare të muajve shkurt-mars 2017. Kështu, ditën e diel (12 shkurt) zhvillohet Ballkaniada për mosha në sallat e mbyllura (Stamboll, Turqi) dhe Shqipëria do të përfaqësohet vetëm me atleten e re Relaksa Dauti, e cila do të shoqërohet nga trajneri i saj Taulant Stërmasi.