Izmir Smajlaj medalje ari në turneun ndërkombëtar të Armenisë

0

Tjetër sukses për atletin shkodran Izmir Smajlaj. Në garat e zhvilluar ditën e djeshme në Erevan të Armenisë, ai ka zënë vendin e parë duke merituar  medaljen e artë. Një sukses i madh i këtij sportisti duke parë edhe sportistët e tjerë pjesmarrës në këtë turne ndërkombëtar të përvitshëm që zhvillohet çdo vit në këtë vend. Një turne i cili zhvillohet vetëm në disiplinën e kërcimit së gjati dhe ku marrin pjesë sportistë nga vende të ndryshme të Europës. Smajlaj ka arritur të kërcejë 7 metra e 85 centimetra, më shumë se gjithë të tjerët duke merituar vendin e parë dhe duke u ngjitur më pas në podium ku i është vendosur në qafë edhe medalja e artë e këtij aktiviteti.

Luli e Laro zgjidhen anëtarë të kryesisë së Federatës të Atletikës

0

Dy emra të mëdhenj të atletikës shkodrane (njëkohësisht edhe asaj shqiptare), pikërisht Oltion Luli dhe Niko Laro, janë zgjedhur dje anëtarë të kryesisë së Federatës Shqiptare të Atletikës. Ka ndodhur kështu pas votimeve të bëra në Asamblenë Zgjedhore të kësaj Federate që u zhvillua në Elbasan, aty ku presidenti aktual Gjergj Ruli është rikonfirmuar në këtë post edhe për katër vitet e ardhshme. Më pas është kaluar tek votimi për anëtarët e kryesisë. Janë propozuar 8 vetë për 6 anëtarët e rinj të kësaj kryesie dhe ndër to kanë qenë të propozuar edhe tre shkodranët, Oltion Luli, Niko Laro dhe Arben Mlloja.

Adile Dani, kampionia e madhe e atletikës shkodrane

0
Atletika shkodrane ka dhuruar në vite shumë tituj kampionë, shumë emra sportistesh e sportistësh kampionë e rekordmenë. Madje vazhdon të nxjerrë edhe tashmë. Megjithatë, ata që kanë shkuar historinë në vitet e hershme të saj, sigurisht që kanë vlera...

Izmir Smajlaj kualifikohet për në finalen e Kampionatit Europian

0

Për herë të parë në historinë e atletikës shqiptare një sportist i joni arrin të kualifikohet për në fazën finale të Kampionatit Europian. Ka ndodhur kështu pasditen e sotme me atletin shkodran Izmir Smajlaj i cili në garat e kampionatit që është duke u zhvilluar në Amsterdam, ka arritur të kërcejë 7.92 metra duke u kualifikuar kësisoj për në finalen e ditës së nesërme. Sigurisht që ky është një sukses i madh i këtij sportisti që vazhdon të rikonfirmojë formën e tij shumë të mirë sportive të kohëve të fundit, që u shoqëruan edhe me thyerjen e dy rekordeve në garat e kërcimit së gjati dhe atë trehapësh.

Vllaznia shpallet kampione për të tetin vit rradhazi

0

Vllaznia në atletikë për meshkuj është shpallur pasditen e djeshme kampione e Shqipërisë për të tetin vit rradhazi. Ky ka qenë verdikti i kampionatit të zhvilluar për dy ditë me rradhë në Elbasan, në garat e të cilit kanë dominuar atletët shkodranë që kanë grumbulluar më shumë pikë se çdo ekip tjetër dhe për këtë arsye, ata janë shpallur më të mirët edhe për këtë vit. Kryetrajneri i ekipit të Vllaznisë Albert Marashi në një prononcim për gazetën shkodrasport.com, ka falenderuar të gjithë sportistët dhe trajnerët për këtë sukses të rradhës.

Atletët e Vllaznisë në dy aktivitete, në San Marino dhe Bosnjë

0

Ditë aktivitetesh ndërkombëtare për atletët e Vllaznisë do të jenë ato që do vijnë në vijim. Më datë 1 qershor, sportistët shkodranë do të kenë mundësi që të marrin pjesë në dy turne ndërkombëtarë që zhvillohen njëkohësisht në San Marino dhe në Bosnjë. Në San Marino do të marrë pjesë atleti rekordmen I Shqipërisë në garën e kërcimit së gjati Izmir Smajlaj bashkë me trajnerin e tij Vildan Tufi. Por jo vetëm kaq. Organizatorët e këtij aktiviteti I kanë ofruar sportistit tonë edhe një javë stërvitje në kushte të shkëlqyera në këtë vend dhe kjo është arsyeja pse është zgjedhur San Marino për këtë pjesmarrje.

Izmir Smajlaj vendos rekord të ri kombëtar. Kërcen 8.03 metra

0

Atleti shkodran Izmir Smajlaj vendos sërish rekord të ri kombëtar, por këtë herë duke realizuar ëndrrën e madhe të jetës së tij, kalimin e distancës së 8 metrave në garën e kërcimit së gjati. Ka ndodhur kështu në garat e zhvilluara pasditen e djeshme në Elbasan, zhvilluar në kuadrin e kupës së  nderimit të figurave ku ai ka kërcyer 8.03 metra. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë përveç sportistëve më të mirë të Shqipërisë edhe të ftuar të tjerë nga Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, San Marino, Malta, Italia, Armenia dhe Rumania. Atleti i Vllaznisë ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në këtë garë dhe në kërcimet e tij ka arritur atë distancë që kërkonte prej kohësh.

Vllaznia kampione për të rinj edhe për vitin 2016

0

Atletët e rinj të Vllaznisë janë shpallur kampionë të Shqipërisë për vitin 2016. Ata kanë arritur të sfidojnë të gjithë kundërshtarët e tyre të ekipeve të tjera në garat e kampionatit kombëtar të 18 vjeçarëve që u zhvilluan ditën e djeshme në Elbasan. Ekipi shkodran ka grumbulluar 160 pikë, më shumë se gjithë të tjerët dhe është konfirmuar edhe njëherë si më i miri i vendit duke vazhduar traditën e mirë të gjithë këtyre viteve të fundit kur kanë arritur të dominojnë në mënyrë absolute në çdo kampionat të zhvilluar.

Izmir Smajlaj: Synimi im për këtë vit, Olimpiada dhe 8 metrat

0

Në garat e Kampionatit Ballkanik të sallave të mbyllura të zhvilluara tre ditë më parë në Stamboll ka arritur të kërcejë 7.41 m dhe të zërë vendin e shtatë. Natyrisht një rezultat jo aty ku pritej por Izmir Smajlaj personalisht është i kënaqur me këtë rezultat. Pas kthimit nga Turqia, për shkodrasport.coml, ai do të shprehej: "Jam i kënaqur me këtë rezultat sepse realisht kam vetëm një muaj stërvitje të plotë. Përpos kësaj, ky është rezultati im më i mirë në këtë periudhë të vitit, çka tregon se gjërat do vijnë duke u rregulluar.

Bajram Muça: Do synoj medalje në Kampionatin Ballkanik

0

Rikthimi i tij në garat kombëtare ka qenë me startin e duhur. Menjëherë kampion në garat e kampionatit dimëror të sallave të mbyllura zhvilluar në Elbasan. Bajram Muça ka zënë vendin e parë në 60 m/p por jo vetëm kaq. Me pikë të barabarta me shokun e tij të ekipit- Izmir Smajlajn, janë shpallur sportistët më të mirë të kampionatit. Vetë ai, në një prononcim për shkodrasport.com shprehet i kënaqur me këtë arritje të parë të këtij viti duke thënë: