Kujtim Rrjolli, trajneri i madh i atletikës shkodrane

0

Atletika shkodrane ka nxjerrë gjithnjë figura të mëdha. Si sportistë dhe si trajner. Një i tillë ishte padiskutim edhe Kujtim Rrjolli, i cili u nda para kohe nga jeta kur kishte shumë për t'i dhënë këtij sporti. Ka qenë viti 1996 kur ai u nga në mënyrë të papritur nga jeta duke lënë përgjysëm një punë që e bënte me shumë pasion, atë të stërvitjes dhe nxjerrjes së atletëve kampionë. Të gjithë e kujtojnë Kujtimin si një njeri të qetë, të matur, punëtor, të fjalës dhe të burrërisë, i dashur me të gjithë që veç mjaltë nxirrte gjithnjë nga goja. Ka qenë një sportist cilësor, një trajner me një figurë të pastër. Puna e tij plot pasion falë cilësive shumë të mira fizike e bënë atë një ndër hudhësit e çekiçit më të mirë të Shqipërisë.

Bledar Mesi rrëfen “rekordin” e tij. Ja si ia dola të jem 16 herë...

0

Në garat e kampionatit kombëtar të atletikës, zhvilluar para pak ditësh në Tiranë, përveç suksesit të ekipit të meshkujve të Vllaznisë që u shpall për herë të shtatë rradhazi kampion i vendit, ka spikatur një tjetër rekord. Ai i vendosur nga sportisti Bledar Mesi që duke triumfuar në garën e 3000 metrave me pengesa, arriti të shpallet për të 16-tin vit rradhazi kampion i Shqipërisë!!! Një rezultat i jashtëzakonshëm i këtij atleti i cili në fakt ende nuk i ka dhënë lamtumirën këtij sporti dhe mbase vitin e ardhshëm do të kemi edhe titullin e 17-të të tij. Në një rrëfim ekskluziv për shkodrasport.com, Mesi shprehet i entuziasmuar për këtë sukses të veçantë.

Atleti shkodran Bajram Muça firmos kontratë në Gjermani

0

19 vjeçari shkodran Bajram Muça, prej disa kohësh ka "braktisur" Vllazninë dhe është sistemuar në Gjermani. Aty ku ka firmosur një kontratë njëvjeçare me ekipin e Papenburgut dhe që në garat e para të zhvilluara me të, ka arritur të jetë i suksesshëm. Ky sportist, është një nga elementet më të perspektivës së atletikës shqiptare vitet e fundit duke arritur të shpallet edhe kampion në garën e 110 metrave me pengesa por tashmë ka vendosur që fatin e tij ta kërkojë në një vend tjetër. Madje, ka filluar të spikasë që në garat e para të zhvilluara duke u shpallur kampion në garat e 20 vjeçarëve të zhvilluar për Rajonin e Nidersachsen duke fituar të drejtën për të marrë pjesë në kampionati kombëtar që do të zhvillohet në muajin gusht në Berlin.

Dita e parë e kampionatit e suksesshme. Vllaznia pranë titullit

0

Dita e parë e kampionatit kombëtar të atletikës ka qenë shumë e sukseshme për atletët e Vllaznisë. Në garat e zhvilluara në këtë ditë, sportistët shkodranë kanë arritur të zënë katër vende të para. Kështu në garën e 100 metrave ka dominuar Mario Shestani me kohën 10'98 ndërsa në 400 metra, Lulzim Çengeli ka qenë i pari me kohën 50"28. Edhe Izmir Smajlaj në kërcim së gjati me 7.50 metra ka dalë i pari ashtu siç ka dalë edhe Vllaznia si ekip në stafetën 4 x 100 metra. Me këto rezultate por edhe me disa vende të dyta dhe të treta, ekipi shkodran duket në rrugë të mbarë për t'u shpallur kampion i këtij viti.

Vllaznia shpallet kampione për vitin 2015. Titulli i 7-të rradhazi

0

Ekipi i meshkujve të atletikës së Vllaznisë pasditen e sotme është shpallur kampion i Shqipërisë për vitin 2015. Ai ka grumbulluar më shumë pikë se çdo ekip duke u kurorëzuar kësisoj kampion edhe për këtë vit. Titulli i sivjetëm në fakt është i shtati rradhazi për të, çka tregon për dominimin absolut në atletikën shqiptare gjithë këto vite. Sot u zhvilluan garat e ditës së dytë të kampionatit, një ditë e ndarë në dy pjesë, ku paradite u zhvilluan garat e hedhjes (shtizë, çekiç, gjyle e disk) dhe pasdite garat e pistës dhe kërcimit në pistën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”.

Marashi: Vllaznia do jetë kampione për të shtatin vit rradhazi

0

Me datat 9-10 qershor në Tiranë do të zhvillohet kampionati kombëtar i atletikës për të rritur ku do të marrin pjesë të gjithë ekipet e vendit me sportistët e tyre më të mirë. Tek meshkujt, Vllaznia kampione në fuqi e vendit sërish konsiderohet favorite për të fituar titullin kampion ndonëse do të ketë rivalitet me ekipet e Tiranës dhe Skënderbeut. Duke folur për shkodrasport.com kryetrajneri i ekipit shkodran Albert Marashi, do të shprehej: "Kjo është gara më e rëndësishme kombëtare e vitit dhe kuptohet që kemi kohë që përgatitemi për të ndonëse kushtet nuk kanë qenë aspak të mira. Gjithsesi tashmë jemi gati për të treguar dominimin tonë ndaj kundërshtarëve dhe kemi optimizëm dhe do të jemi kampionë edhe këtë vit.

Vllaznia, shpallet kampione kombëtare e vrapimit në mal

0

Atletët e Vllaznisë janë shpallur kampionë të Shqipërisë në garat e kampionatit kombëtar të vrapimit në mal. Ky kampionat është zhvilluar ditën e djeshme rreth Kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë dhe në të kanë marrë pjesë atletët më të mirë të Shqipërisë dhe të Kosovës. Në garën e 12 kilometrave, kanë dominuar atletët shkodranë të cilët në renditjen individuale kanë arritur të zënë vendin e dytë me anë të atletit Bledar Mesi dhe vendin e tretë me anë të Vladimir Haxhiajt. Ndërkohë në renditjen ekipore, ekipi I Vllaznisë ka dominuar mbi të tjerët duke zënë vendin e parë dhe duke u shpallur kampion I Shqipërisë edhe për këtë vit.

Lulëzim Çengeli, medalje bronzi në turneun e Bosnjës

0

Atleti shkodran Lulëzim Çengeli ka arritur të zërë vendin e tretë dhe të marrë medalje të bronztë në turneun ndërkombëtar që u zhvillua në Zenicë të Bosnjës ditën e djeshme. Ky ka qenë rezultati më i mirë që kanë arritur atletët tanë në këtë turne në të cilin kanë marrë pjesë sportistë nga shumë vende të Botës. Dy sportistët e garave të kërcimit, Ergys Gjeçaj dhe Suad Bashku ndërkohë, në kërcim së gjati kanë zënë vend të katërt dhe të pestë ndërsa Jolando Quku nuk është paraqitur ashtu si duhet në garën e 100 metrave. Sportistët kanë qenë të shoqëruar nga dy trajnerët e Vllaznisë, Albert Marashi dhe Fatjon Serhati që ndoshta prisnin edhe diçka më tepër nga ato megjithatë vendi i tretë i Çengelit është për t'u përgëzuar pavarësisht se ai ka konkurruar në garën e 20 vjeçarëve.

Katër atletë të Vllaznisë pjesmarrës në një turne në Bosnjë

0

Katër atletë të Vllaznisë janë nisur sot drejt Bosnjës për  të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar që zhvillohet atje. Ftesa e ardhur në adresë të ekipit shkodran është mirëpritur nga drejtuesit e tij dhe në këtë mënyrë është vendosur marrja pjesë në këtë turne që do të zhvillohet ditën e mërkurë në qytetin e Zenicës. Pjesmarrës në këtë turne do të jetë atleti Jonaldo Quku që do të konkurrojë në garat e 100 dhe 200 metrave, do jetë Lulëzim Çengeli që do të konkurrojë në 400 metra si dhe dy sportistët që do të konkurrojnë në garat e kërcimeve, atë të kërcimit së gjati dhe në trehapësh. Bëhet fjalë për Ergys Gjeçajn dhe Suad Bashkun. Këto dy sportistë do të jenë të shoqëruar nga trajnerët Albert Marashi dhe Fatjon Serhati.

Atletët e Vllaznisë dominojnë në kupën e “nderimit të figurave”

0

Është zhvilluar në pistën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet edicioni i radhës i turneut “Në nderim të figurave” në atletikë. Këtë vit, aktiviteti që gjithnjë e më shumë po merr përmasa ndërkombëtare, ka nderuar italianin Mario Pescante, ish-presidentin e Komitetit Olimpik Italian (CONI).Në këtë turne kanë marrë pjesë atletët më të mirë shqiptarë, që kanë testuar veten në prag të Lojërave të para Olimpike Europiane, që zhvillohen pas 3 javësh në Baku të Azerbajxhanit. Në pistë ishte edhe rekordmenia shqiptare e 1500 metrave Luiza Gega, që natyrisht fitoi në këtë garë.