Vllaznia kampione e Shqipërisë edhe me 20 vjeçarët

0

Ashtu siç pritej, ekipi I atletikës së Vllaznisë është shpallur kampion I Shqipërisë në kampionatin e 20 vjeçarëve të zhvilluar pasditen e së enjtes në Tiranë. Atletët shkodranë kanë dominuar mbi të gjithë të tjerët duke treguar një epërsi të madhe ndaj ekipeve rivaled he në renditjen ekipore në fund të kampionatit, ato kanë qenë dukshëm të shkëputur prej tyre. Po ashtu, edhe disa sportistë kanë zënë vende të para në disa disiplina sportive ku kanë spikatur sidomos Ronaldo Quku që është shpallur kampion në 100 dhe 200 metra si dhe Gledis Halluni që është shpallur kampion në tre disiplina sportive.

Serhati: Vllaznia synon titullin kampion edhe me 20 vjeçarët

0
Pasditen e së enjtes në Tiranë do të zhvillohet kampionati kombëtar i atletikës për 20 vjeçarët. Në të do të marrin pjesë të gjithë ekipet e vendit mes të cilëve edhe Vllaznia e cila do të shkojë në këtë...

Vllaznia arrin suksesin e rradhës. Fiton Kupën e Shqipërisë

0

Atletët e Vllaznisë kanë arritur një tjetër sukses. Në garat e pardjeshme, ato kanë arritur të shpallen fitues të Kupës së Shqipërisë duke grumbulluar në fund të garave plot 142 pikë dhe duke lënë në vend të dytë Tiranën me 68 pikë dhe në të tretin Skënderbeun me 44 pikë. Siç shikohet edhe nga renditja, të dy ekipet e tjera sëbashku nuk kanë arritur të grumbullojnë aq pikë sa Vllaznia e kjo tregon dominimin absolut të saj në këto gara. Por përveçse si ekip, atletët e saj kanë zënë disa vende të para edhe në garat individuale. Kështu, ka spikatur Gledis Halluni që ka zënë vendin e parë në kërcim së gjati me 7.36 m dhe po ashtu edhe në kërcim trehapësh me 14.65 m.

Atletika shkodrane premton të tjerë tituj kampionë

0

Viti 2015 ka nisur i mbarë për atletikën shkodrane. Në kampionatin dimëror, atletët e Vllaznisë kanë dominuar duke zënë disa vende të para. Gara e parë e këtij viti në këtë mënyrë na ka dhuruar një tjetër sukses të tyre duke treguar se janë në rrugën e duhur për të fituar shumë trofe edhe gjatë këtij viti. Në një intervistë për gazetën “Shkodra Sport”, njëri prej trajnerëve të këtij ekipi, Albert Marashi, shprehet i kënaqur me rezultatet e arritura në garën e fundit ndonëse kushtet në të cilat janë zhvilluar ato kanë qenë shumë të vështira.

Gledis Halluni, sportisti më i mirë i kampionatit dimëror

0

Atleti 18 vjeçar shkodran Gledis Halluni është shpallur sportisti më i mirë i kampionatit dimëror të sallave të mbyllura të zhvilluara ditën e djeshme në Tiranë. Ndonëse i zhvilluar në kushte të vështira atmosferike në pistën e stadiumit "Qemal Stafa" dhe atletët janë munduar të japin rezultate të mira. Halluni ka kërcyer 7.04 m në kërcim së gjati duke zënë vendin e parë, ashtu siç ka zënë vend të parë edhe në garën e kërcimit trepahësh me distancën 14.71 m.

ATLETIKE: LIBRI I ARTE: TITUJT KAMPIONE (FEMRA) NE VITE

0
Ekipet kampione në Atletikë (për femra) 1946 Vllaznia 1947 H.Rinisë 1948 Partizani 1949 Klas.Përgjithshëm 1950 Klas.përgjithshëm 1951 17 Nëntori 1952 17 Nëntori 1953 17 Nëntori 1954...

Izmir Smajlaj, IAAF i mundëson stërvitje 9 mujore në Kinë

0
Kampionit dhe rekordmenit të Shqipërisë në garën e kërcimit së gjati, Izmir Smajlajt, Federata Botërore e Atletikës (IAAF) i ka mundësuar një stërvitje 9 mujore në Kinë. Ka qenë një kërkesë e Federatës Shqiptare të Atletikës përmes drejtuesve të...

Tufi: Problemi kryesor mungesa e garave për Smajlajn

0

Rekordi kombëtar ka disa kohë që është thyer. Rekordmeni i kërcimit së gjati në Shqipëri është shkodrani Izmir Smajlaj me 7.78 metra. Megjithatë 21 vjeçari mund dhe duhet ta thyjë sërish atë. Në shifra edhe shumë më të larta. Mosha e tij shumë e re, të dhënat e shkëlqyera dhe puna që bën me trajnerin Vildan Tufi, janë treguesit që na bëjnë të besojmë këtë gjë. Por problemi kryesor për këtë sportist elitar është mungesa e garave ndërkombëtare.

Enver Dervishi, lamtumira e parakohshme e emrit të madh të atletikës

0

Vitet e fundit zgjodhi të mos ishte pranë atletikës. Vetëm fizikisht sepse kontaktet dhe lidhje me këtë sport nuk mund t'i harronte. Enver Dervishi ka kaluar një jetë të tjerë pranë sportit. Madje familjarisht, si rrallëkush tjetër. Megjithatë javën e kaluar, ai vendosi të na jepte lamtumirën. Të parakoshme besoj për të gjithë ne. Sidomos për familjen e tij, për gruan- bashkëudhëtaren e jetës,Myzejenin dhe për dy djemtë, Ermalin dhe Edmirin. Në moshën 69 vjeçare ai është ndarë nga jeta megjithatë kujtimet për të do jenë të shumta. Ka lindur në Shkodër në vitin 1945.

Izmir Smajlaj vendos rekord të ri së gjati me 7.78 metra

0

Atleti i Vllaznisë Izmir Smajlaj ka vendosur sërish rekord kombëtar.Nëse më 8 maj ka bërë barazim rekordi në ditën e kërcimeve në Shkodër, me 7.75 metra, dje ka qenë në rezultatin e ri 7.78 metra. Ndonëse vetëm përpara dy ditësh pat ardhur nga Tbilisi, atje ku zuri vendin e dytë me 7.58 metra, ndërsa së bashku me Luiza Gegën ishin ndër më të mirët e Shqipërisë në Ligën e Evropës, Kategoria e Tretë, shkodrani përsëri ka bërë rezultat surprizë. Që nga presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, tek trajneri Vildan Tufi, por dhe tek anëtarët e kryesisë së këtij institucioni ka pasur gëzim dhe falënderim.