Vllaznia “mori me të mirë” Gocajn, Belishën e Sykajn

Opinion nga Anton ZALLI

 
Vllaznia ka luajtur në mënyrë të padrejtë me tre ndër lojtarët më kryesorë të saj, Arsen Sykajn, Amarildo Belishën dhe Olsi Gocajn. Deri dy ditë më parë emrat e të tre lojtarët kanë qenë në listën e “zezë” që trajneri Rudi Vat aka dërguar tek administratori i klubit të futbollit Vllaznia për t’u larguar.

Ideja e parakohshme e Rudi Vatës për trajner-menaxher

Opinion nga Gjergj KOLA

Ardhja e Rudi Vatës nga Skocia për të marrë përsipër drejtimin e Vllaznisë në fund të tetorit, u konsiderua një gjë shumë pozitive sepse kishim të bënim me një emër të madh të futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Karriera e tij e madhe si futbollist, të gjithë prisnim të shoqërohej me një sukses edhe në atë të porsanisurën për trajner.Kur erdhi, në prononcimin e tij për mediat, deklaroi se ishte kënaqësi të punonte për Vllazninë, se do bënte të pamundurën për të evidentuar futbollistët e rinj shkodranë që nuk i kanë munguar asnjëherë kësaj skuadre etj.

Vllaznia taktikisht gabim: Paguan dy lojtarë për një post

Opinion nga Roland ÇOMO

Me këto gabime që po ndodhin tek Vllaznia, si nga ana teknike me largime dhe afrime lojtarësh të pastudiuara,përveç reflektimin që do kenë në arritjen e rezultateve sportive rrjedhimisht edhe dështimin e sezonit, patjetër që do të ketë ndikime edhe në anën financiare ku mund të cënohet bilanci midis vlerës së blerjeve dhe asaj të shitjes të kartonave të lojtarëve.

Çfarë po ndodh me Vllazninë?

Opinion nga Roland Luçi

Ndonëse nga larg, po shoh se tek Vllaznia situata po precipiton negativisht.Si duket, nuk menaxhohet mirë situata që çoi fillimisht në konflikt me Sukajn (megjithëse nuk jam në dijeni të saktësive apo hollësive dhe nuk dua të retushoj gabimet eventuale të lojtarit në fjalë!),lejohet të largohet Vajushi, e tashmë Nimani,Sykaj etj.

Talentet si Vajushi do vazhdojnë të largohen

Opinion nga Roland Çomo

Kam lexuar disa opinione se gjoja Vajushi është larguar nga Vllaznia ngaqë drejtuesit e saj nuk kishin gjë në terezi me blerjet e gjëra të ngjashme me to. Unë mendoj se pak rëndësi ka kjo. Lajmi është i mirë për të dhe familjen e tij dhe është mëse normale që sportistët do të largohen kur e shohin se mundi dhe djersa e tyre nuk vlerësohet këtu.

Çfarë po ndodh tek Vllaznia?

Opinion

Nga Dritan GJYREZI

Situata aktuale e krijuar te Vllaznia nuk eshte aspak pozitive! Pas nje fillimi gjysmak te sezonit që për arsye që tashmë dihen, ekipi nuk arriti të mbledh veten! Ndryshimi i trajnerëve nuk ndryshoi aspak situatën e krijuar! Edhe për më tepër "firot" e lojtarëve, e zbehën më shumë atë! Menaxhimi i klubit që po bëhet nga Bashkia tregon që krahas mirëorganizimit administrativ dhe struktural edhe pse ndonjëherë ka patur mangësi të vogla, duhet që dhe menaxhimi sportiv të jetë në pikën e duhur.

Rënkim kuqeblu!

Opinion nga Blendi DIBRA

 

Java e fundit e fazës së parë do përballte në fushën sportive të Peqinit ekipin vendas të Shkumbinit dhe Vllaznisë së Shkodrës.  Një ndeshje e cila vinte përballë dy ekipe të cilat kanë demostruar se kanë probleme të shumta në këtë kampionat duke patur luhatje si në lojë ashtu edhe në rezultate. Vllaznia nga ndeshja në ndeshje  filloi të mësohet me mungesa të formacionit bazë ku kësaj rradhe binte në sy mbi të gjitha mungesa e fituesit të topit të artë lojtarit të talentuar 20-vjecarit Armando Vajushi.

Trukimet, një “kancer” për futbollin!

  Opinion nga Redan BUSHATI* Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve (BFTS), një sistem i sofistikuar i UEFA-s përmes një raporti ka tronditur opinionin e gjerë sportiv shqiptar. Raporti tregon për disa ndeshje të trukuara të kampionatit të...

Miresevini ne “teatrin” Vllaznia

 

Opinion nga Pjerin MIRDITA

 

Në Shkodër ndodh edhe kështu.Në vazhdimësi të spektakleve te humorit ne teatrin ‘’Migjeni”, dikush mendoi mirë që të shpërblejë edhe tifozët e Vllaznise me një ndeshje miqësore estradë. Mund të quhet kështu pikërisht ndeshja e sotme e zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi” ose fusha e lëkurave për nostalgjikët.Përballe u vunë Vllaznia me Adën,qëllimi kryesori saj ishte vëzhgimi I lojtarëve të huaj të ardhur për provë.

Vllaznia merr pikët ndaj Dinamos. Kënaqësia e vetme

Opinion nga Roland Çomo

Vllaznia mori 3 pikët në ndeshjen ndaj Dinamos por nuk tregoi aspak diferencë në fushën e lojës me një ekip të pamotivuar siç është Dinamo e këtij viti. Biles, pjesën e parë Dinamo tregoi se ka një futboll të këndshëm dhe nuk e meriton aspak vendin që ka në tabelën e klasifikimit.

FUTBOLLI I FEMRAVE

Pëson dy gola në limitet e dy pjesëve, Shqipëria mundet 0-2...

Shqipëria pëson humbjen e dytë në eliminatoret e Botërorit në futboll për femra. Pas fitores së shkëlqyer ndaj Armenisë me rezultatin e thellë 5-0,...

HISTORI

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR