Bashkia Shkodër asnjë investim në sport për 2012-

Bashkia Shkodër nuk ka planifikuar asnjë lekë për investime në infrastrukturë për vitin 2012. Një gjë e tillë mësohet duke shfletuar buxhetin e këtij viti i cili mori miratimin e këshilltarëve pak ditë më parë. Mosinvestimi në infrastrukturën e sportit do të thotë kushte më të vështira stërvitje për sportistët e këtij qyteti dhe rrjedhimisht edhe rezultate më të dobëta sportive. Nëse kishte shpresa të mëdha për përfundimin e pistës së stadiumit "Loro Boriçi" për shtrimin me beton të tij ngaqë tartani do vinte si dhuratë nga Federata Europiane e Atletikës, tashmë kjo shpresë është shuar përfundimisht. Kishte shpresa për përfundimin e pistës së mbuluar 110 metra e gjatë poshtë tribunës por edhe për të nuk ka shpresë sepse nuk është planifikuar askund për këtë vit. Kishte shpresë se mund të ndërtohej palestra e mundjes për të cilën nuk është se duhen shumë fonde, por edhe ajo është harruar. Kishte shpresë se do bëhej një investim në bazën materiale për sportin më të suksesshëm- peshëngritjen për të blerë boshte të reja por edhe kjo shpresë është shuar.
Klubi shumësportësh Vllaznia drejt shkrirjes. Tashmë vetëm shoqata

Federata Shqiptare e Çiklizmit shtyn kupën “Agim Tafili”

Xhovani Shkoza, medalje argjendi në turneun e Podgoricës

Pjesmarrja e xhudistëve shkodranë në turneun ndërkombëtar të xhudos "Mladost Open Cup 2012" që është zhvilluar sot në Podgoricë të Malit të Zi, ka qenë sërish e suksesshme. Spikat mbi të gjithë paraqitja e Xhovan Shkozës që ka bërë figurën më të mirë nga të gjithë sportistët tanë. Ai ka fituar tre ndeshje dhe është mundur vetëm në finalen e peshës 50 kg duke merituar kështu medaljen e argjendtë të këtij aktiviteti.Një figurë të mirë ka bërë edhe sportisti tjetër i ekipit të "Albania Judo Kodokan" pikërisht Reoland Vasija që ka marrë medaljen e bronztë dhe ka zënë vendin e tretë në peshën deri 30 kg.
Xhudistët shkodran nesër në turneun e Podgoricës

Më 15 mars organizohet kupa “Agim Tafili” në çiklizëm

Xhudo- Roland Vasija, medalje ari në turneun e Dubrovnikut

Përcillet për në banesën e fundit Agim Tafili

Mesditën e sotme I është dhënë lamtumira e fundit legjendës së sportit shkodran dhe atij shqiptar Agim Tafili. Para se të përcillej në banesën e fundit, në nderim të figurës së tij, Bashkia Shkodër dhe klubi Vllaznia kanë organizuar homazhet e rastit teksa një kortezh I madh njerëzish kanë marrë pjesë për t’I dhënë lamtumirën Agimit. Nuk kanë qenë vetëm shkodranë, ka qenë I gjithë komuniteti I çiklizmit shqiptar teksa në Shkodër ishin mbledhur njerëz të këtij sporti nga e gjithë Shqipëria. Kishin mbërritur miq të Agimit edhe nga Greqia sepse ai I kishte lënë vetes vend kudo.