Astrit Kronaj: Fitorja në “Kupën e Çlirimit” nuk ishte rastësi

0
Pas suksesit në "Kupën e Kalave" të zhvilluar në muajin mars, çiklisti i Vllaznisë Astrit Kronaj katër ditë më parë ka arritur të fitojë një tjetër kupë, atë të organizuar me rastin e festës së çlirimit të Tiranës. Duke...

Vllaznia në mundje renditet në vend të tretë në kampionatin kombëtar

0
Ndonëse pa kampionin Qamil Bajrami në gjirin e tij, ekipi i mundjes së Vllaznisë ka arritur të renditet i treti në renditjen ekipore të kampionatit kombëtar që u zhvillua ditën e djeshme në Tiranë. Në këtë aktivitet të rëndësishëm,...

Astrit Kronaj i Vllaznisë fitues i “Kupës së Çlirimit”

0

Ditën e sotme është zhvilluar aktiviteti i rradhës nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, pikërisht "Kupa e Çlirimit", zhvilluar me rastin e festës së Çlirimit të kryeqytetit tonë. Edhe kjo garë është dominuar nga çiklistët e Vllaznisë teksa në fund fitues është shpallur Astrit Kronaj. Gara ka patur karakter malor. Ka nisur në Tiranë, ka vazhduar deri në Elbasan dhe ka marrë në maloren e Qafë- Krrabës, pikërisht në Gracen.

Çiklistët e Vllaznisë “prenotojnë” suksesin edhe në “Kupën e Çlirimit”

0

Ditën e premte në Tiranë do të zhvillohet aktiviteti i rradhës për çiklizmin shqiptar. Bëhet fjalë për "Kupën e Çlirimit", që Federata do të organizojë me rastin e festës së çlirimit të kryeqytetit shqiptar. Në këtë kupë do të marrin pjesë çiklistët më të mirë të vendit të cilët do të kenë një garë shumë të fortë ngaqë bëhet fjalë për një etapë me karakter malor tek nisja është nga Tirana, për të shkuar deri në Elbasan dhe për të mbërritur në majën e Malit të Krrabës.

Krista Kovaçi medalje ari në turneun ndërkombëtar të xhudos në Sofjes

0

Xhudistë e "Albania Judo Kodokan" kanë marrë pjesë në një tjetër aktivitet ndërkombëtar moshash të zhvilluar së fundmi në Sofje të Bullgarisë. Kemi të bëjmë me një turne shumë të njohur dhe të përvitshëm që zhvillohet atje dhe në edicionin e sivjetëm morën pjesë plot 800 sportistë nga 70 klube të shteteve të ndryshme.

Xhudistët e Vllaznisë dominojnë në garat e Kupës së Shqipërisë

0

Ditën e sotme në Tiranë janë zhvilluar garat e Kupës së Shqipërisë në xhudo për të gjitha grupmoshat. Ky aktivitet është organizuar nga Federata Shqiptare e Xhudos dhe në të kanë marrë pjesë sportistët më të mirë të të gjithë ekipeve të vendit. Vllaznia ndërkohë është përfaqësuar me sportistë cilësorë të cilët kanë arritur rezultatet e mëposhtme:

Shkodrani Franc Ashiku i jep fitoren Shqipërisë ndaj Kosovës

0

Falë fitores së mjeshtrit të FIDE, shkodranit Franc Ashiku, Shqipëria kaloi me sukses (2,5-1,5 ) përfaqësuesen e Kosovës në raundin e tretë të Kampionatit Europian të Shahut që po mbahet në Kretë. Ndeshja ka qenë shumë e fortë por shahisti shkodran ka arritur të triumfojë në fund dhe kësisoj kombëtarja jonë mundi atë kosovare.

Shkodrani Dorian Dokaj, kampion ballkani në taekondo

0

Shkodra nxjerr një tjetër kampion Ballkani. Ky është Dorian Dokaj, i cili në Kampionatin Ballkanik të Arteve Marciale të Miksuara organizuar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, triumfoi mbi të gjithë konkurentët e tij. I shoqëruar nga trajneri i tij i Vllaznisë, Elion Puka ka konkuruar në peshen deri në 84 kg.

Bruno Kola merr një tjetër kupë. Këtë herë në Prizren

0

Çiklisti i Vllaznisë Bruno Kola vetëm pak ditë pas suksesit në Rrethin Çiklistik të Shqipërisë ku zuri vendin e parë, sot ka arritur një tjetër. Këtë herë në Prizren të Kosovës. Ai ka zënë vendin e parë dhe ka merituar kupën në turneun-memorial "Shaban Shala". Por jo vetëm kaq.

Shahisti shkodran Franc Ashiku renditet i treti në kampionatin kombëtar

0

Kampionati kombëtar i shahut për të rritur është përmbyllur pak ditë më parë duke shpallur edhe fituesit e tij për vitin 2017. Me interes pritej paraqitja e shahistit shkodran Franc Ashiku që vitet e mëparshme ka qenë edhe kampion i vendit. Në këtë kampionat, ky sportist ka përfaqësuar sërish ekipin e Naftëtarit të Kuçovs.