Vllaznia e merr lehtë. Mundet 75-82 nga Kamza Basket brenda në Shkodër

0

Basketbollistët e Vllaznisë janë mundur pasditen e sotme brenda në Shkodër nga kundërshtari i tyre i gjysmëfinales së play off-it, Kamza Basket. Në fund të takimit të luajtur në "Qazim Dervishi" është fiksuar rezultati 82-75 për miqtë që e kanë merituar fitoren. Ato e kanë udhëhequr rezultatin nga sekonda e parë e deri në fund. Në fakt tek shkodranët pritej me interes kjo ndeshje ngaqë do të aktivizohej për herë të parë me to edhe amerikani i dytë i sapoardhur Anthony Booker por në fakt paraqitja e tij e parë ka qenë zhgënjyese.

Vllaznia, pritet amerikani i dytë Anthony Booker

0

Drejtuesit e shoqatës së basketbollit të Vllaznisë bëjnë realitet edhe blerjen e një tjetër basketbollisti cilësor. Pas mbërritjes së amerikanit Brandon Hog javën e shkuar, këtë herë mbërrin një tjetër basketbollist amerikan. Bëhet fjalë për Anthony Booker. Ai do të mbërrijë të dielën në Rinas dhe menjëherë do të marrë rrugën drejt Shkodrës i shoqëruar nga pjestar të klubit shkodran. Ka qenë ky i fundit që i ka prerë edhe biletën e ardhjes për në Shqipëri dhe tashmë ky është një realitet.

Vllaznia, vjen amerikani Hog. Pritet edhe një tjetër

0

Paraditen e djeshme është prezantuar para gazetarëve blerja më e re e ekipit të basketbollit të meshkujve të Vllaznisë, amerikani Brandon Hog. Ai ka mbërritur mbrëmjen e një dite më parë në Rinas ku është pritur nga përfaqësues të klubit shkodran dhe më pas ka udhëtuar drejt Veriut të vendit. Ai është prezantuar nga ana e trajnerit Gjeçaj dhe e inspektorit Zaganjori të cilët janë shprehur të kënaqur me këtë përforcim.Trajneri Bledar Gjeçaj ka folur për këtë sportist dhe merkaton e kësaj skuadre kur ka thënë:

Ndahet nga jeta mjeshtri i basketbollit Skënder Osmani

0
Pasditen e sotme është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare një nga emrat më të mëdhenj të basketbollit shkodran, Skënder Osmani i cili në karrierën e tij nuk është dalluar vetëm si sportist cilësor por për disa vite...

Vllaznia, rikthehet Gavraniç, Gjokoviç e Sarajlija jo

0

Nga tre basketbollistët e huaj që pritej të riktheheshin tek Vllaznia, vetëm malazezi Nemanja Gavraniç ka pranuar ofertën për t’u rikthyer tek kjo skuadër dhe për të qenë pjesë e saj deri në fundin e sezonit. Ai do të mbërrijë nesër në Shkodër për të nisur stërvitjen me ekipin nën drejtimin e trajnerit Gjeçaj. E ndërsa Gavraniç do të rikthehet, nuk do të ndodhë kështu me dy ish- basketbollistët e tjerë të huaj, Gjokoviç e Sarajlija.

Gjeçaj: Federata s’e shtyu Superkupën. E vështirë për ne

0
Java që nis sot do të jetë shumë e vështirë për ekipin e Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Brenda tre ditësh, ai do të zhvillojë dy takime shumë të rëndësishme, fillimisht të martën në Krajovë të Rumanisë, ndeshjen e...

Vllaznia mundet 48- 79 nga Mornar. Humbja e gjashtë për të

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka pësuar humbjen e rradhës në Ligën Ballkanike. Ndeshjen e rradhës ajo e ka luajtur pasditen e së mërkurës në Tivar të Malit të Zi ndaj Mornarit vendas. Në fund të saj është fiksuar rezultati 79 me 48 për basketbollistët malazezë. Në fakt ka qenë një humbje e pritshme për shkodranët të cilët kanë luajtur në këtë takim me katër mungesa në krahasim me ndeshjet e mëparshme të këtij kompeticioni.

Gjokoviç shfaq dëshirën për t’u rikthyer tek Vllaznia

0

Fillimi I  vitit 2015 duket se do të sjellë një lajm të mirë për Vllazninë në basketboll për meshkuj. Pas lajmit jo shumë të mirë të ardhur në fundin e vitit 2014 për largimin e sllovenit Sarajlija, duket se vendin e tij do ta zërë një tjetër sportist cilësor. Bëhet fjalë për basketbollistin slloven Nikolla Gjokoviç I cili ka qenë edhe sezonin e kaluar pjesë e Vllaznisë.

Gjeçaj; Tre trofetë e fituar? Bukur por duam edhe të katërtin

0
Tre trofe brenda një viti për klubin Vllaznia nga ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë. Dy Kupat e Shqipërisë dhe një titull kampion janë treguesi më i mirë i asaj çfarë është bërë dhe trajneri i këtyre sukseseve...

Sarajlija lë Vllazninë. S’mund të luaj më në atë parket

0

Basketbollisti më i mirë i Vllaznisë Mirza Sarajlija i ka thënë lamtumirë asaj. Arsyeja ka të bëjë me problemet shëndetësore që i ka sjellë atij parketi i pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Shqetësimin për këtë, lojtar slloven kishte ditë që e kishte shprehur por tashmë e ka marrë një vendim të tillë. Madje, ia ka komunikuar edhe presidentit të shoqatës së basketbollit Vllaznia, Sokol Dibra në takimin që ka patur me të dy ditë më parë para se të largohej për në Slloveni. Këtë gjë e ka bërë të ditur për gazetën vetë presidenti Dibra që është shprehur: