Viti 2016, mes suksesesh dhe përpjekjesh për sportin shkodran

0
Stadiumi, ëndërra e shumë shkodranëve që solli shumë zhurmëViti që lamë pas, për Shkodrën ka dhuruar një eveniment shumë të rëndësishëm: Ndërtimin e plotë të stadiumit “Loro Boriçi”. Investimi I Qeverisë shqiptare dhe I Federatës Shqiptare të Futbollit, pas...

Ligji i ri i sponsorizimeve, 30 % zbritje për bizneset

0

Në Shqipëri po bëhen shumë vite që e presim një ligj të tillë dhe tashmë pritet që të bëhet realitet ngaqë ai po diskutohet edhe në komisionet parlamentare. Për momentin nuk ka asnjë detaj të zbardhur rreth asaj që pritet të ofrojë ky Ligj i ri për Sportin, por një gjë është e sigurtë: Ai sërish nuk do të ofrojë biznesin pranë sportit sepse nuk do t'i krijojë atij lehtësirat e duhura për këtë gjë. Krejt ndryshe ndodh në Kosovë.

Nga Smajlaj tek Matija. Pse u zgjodhën më të mirët

0
Shpallja e më të mirëve të SK Vllaznia për vitin 2016 sigurisht që ishte një ceremoni shumë domethënëse sepse vlerësohen më të mirët e vitit. Por, për ata që nuk e kanë ndjekur nga afër ecurinë e sportit shkodran...

“SHKODRA SPORT” uron “Gëzuar Vitin e Ri 2017”

0

Janë orët e fundit të këtij viti. Në aspektin sportiv ka qenë i suksesshëm por edhe jo. Shteti shqiptar vazhdon të mos i kushtojë rëndësinë e duhur atij. Mungon vëmendja ndaj sporteve dhe sportistëve cilësorë, mungon një platformë për të bërë diçka të mirë në të ardhmen në mënyrë që të mos i gëzohemi sukseseve të futbollistëve kosovarë me kombëtaren tonë apo të Majlinda Kelmendit që tashmë ka zgjedhur të përfaqësojë vendin e saj.

Ja kush janë “10 sportistët më të mirë 2016” të Sportklub Vllaznia

0

Pasditen e sotme, janë shpallur "10 sportistët më të mirë të vitit 2016" të Sportklub Vllaznia. Ashtu si dhe dy vitet e fundit, kjo ceremoni është zhvilluar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Shkodër. Në bazë të një ankete të organizuar me trajnerë dhe specialistë të të gjitha sporteve, janë përzgjedhur më pas edhe më të mirët.

“10 sportistët më të mirë 2016” të Vllaznisë shpallen të premten

0

Të premten më 30 dhjetor do të zhvillohet mbledhja e fundit për vitin 2016 e Këshillit Bashkiak Shkodër. Dhe një ndër pikat e kësaj mbledhje është edhe zhvillimi i ceremonisë së shpalljes së "10 sportistëve më të mirë të vitit 2016" të Sportklub Vllaznia. Drejtuesit e tij kanë organizuar një anketë me të gjithë trajnerët dhe specialistët e sporteve të ndryshme të cilët kanë dalë në një përfundim: atë të përzgjedhjes së më të mirëve.Emrat e tyre sigurisht që nuk janë bërë publikë por kjo dilemë do të zgjasë edhe për pesë ditë.

Qamil Bajrami shpallet kampion i Shqipërisë për të dytën herë

0

Është zhvilluar paraditen e sotme Kampionati Kombëtar i Mundjes për të rritur, aktiviteti i fundit i këtij viti, që mblodhi në “Asllan Rusi” mundësit më të mirë nga e gjithë Shqipëria. Pjesëmarrës në aktivitetin e organizuar nga Federata Shqiptare e Mundjes ishin sportistë nga Tirana, Tomori, Flamurtari, Olimpik G, Kukësi, Besëlidhja, Burreli, Golloborda, Teuta, Vllaznia, Besa, Tërbuni dhe Korabi. Në përfundim të turneut, ekipi kampion në të dyja stilet doli Tirana, që triumfoi si në stilin klasik ashtu dhe atë të mundjes së lire, ndërkohë që nuk munguan duelet e bukura dhe me rivalitet.

QAMIL BAJRAMI MEDALJE ARI NË TURNEUN NDËRKOMBËTAR “ADEM JASHARI”

0

Mundësi shkodran Qamil Bajrami për të dytin vit me rradhë zë vendin e parë dhe meriton medaljen e artë në turneun ndërkombëtar”Adem Jashari” që zhvillohet në Kosovë çdo vit. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë kur ai ka sfiduar mundësit e tjerë pjesmarrës në peshën 74 kilogramë duke u shpallur më i miri. Në këtë edicion të sivjetëm të këtij turneu që u zhvillua në Prizren, kanë marrë pjesë përveç mundësve nga Shqipëria dhe Kosova, edhe të tjerë nga Bullgaria, Serbia, Maqedonia dhe Qiproja.

Tre çiklistë të Vllaznisë në podium në kupën “Çlirimi”

0

Çiklistët e Vllaznisë kanë bërë një tjetër paraqitje të mirë në kupën “Çlirimi” që u organizua nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Në kategorinë kadetë dhe juniorë, tre çiklistë të këtij ekipi janë ngjitur në podium si fitues duke treguar edhe njëherë tjetër se ishin ekipi më i mirë në këtë aktivitet. Gara ka patur një itinerar të përbashkët, nga Tirana deri në majë të malit të Qafë Kërrabës dhe terreni malor i saj, do të nxirrte më së miri në pah vlerat e të gjithë sportistëve. Paraqitja e sportistëve shkodranë edhe në këtë garë ka qenë shumë e mirë. Kështu, Astrit Kronaj ka bërë një pedalim të shkëlqyer duke arritur me të parët në mbërritje dhe ka zënë vendin e parë në kategorinë kadetë, por jo vetëm kaq, por ndonëse vetëm 16 vjeç, ai është renditur i treti edhe me të rriturit, çka tregon se pedalimi i tij në këtë etapë ka qenë i shkëlqyer.

Xhudoja rikthehet me palestër në Shkodër

0

Akademia “Albania Judo Kodokan” që drejtohet nga veterani Anton Shkoza, tashmë rikthehet edhe në qytetin e Shkodrës. Për shkak të kërkesave të shumta te te rinjve shkodrane te cilet udhetonin drejt Vau – Dejesit çdo dite per tu stervitur, eshte hapur edhe nje palester e re ne lagjen “Mark Lula”. Ajo do te jete ne dispozicion te te gjitha moshave dhe do te sterviten nga dy trajneret Angjelin Dedaj dhe Luigj Shkoza. Në fakt, drejtuesit e këtij sporti kanë muaj që presin përfundimin e palestrave poshtë shkallëve të stadiumit "Loro Boriçi" në mënyrë që të marrin një ambjent aty por kjo nuk dihet se kur do të ndodhë.