Nga Vllaznia në Bundesligë, Qafarena: Realizova një endërr

0

Pas një sezoni të suksesshëm ku u shpall kampion për herë të parë në histori me Vllazninë dhe një performance pozitive me kombëtaren kuqezi në Ligën e Europës, karriera e volejbollistit Anton Qafarena merr një tjetër hov. Prej këtij sezoni, shkodrani shtatlart do të jetë pjesë e gjermanëve të Bundesligës, Ingersol Buhl.

Nikolin Qafarena braktis stërvitjen. Ka pretendime financiare

0

Pas largimit të Anton Qafarenës drejt Gjermanisë, ekipi i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë mund të ketë një tjetër firo. Dhe sërish bëhet fjalë për një Qafarenë tjetër, vëllai më i madh në moshë, Nikolini. Ekipi ka rreth dy-tre javë që ka nisur stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Adrian Mikopli por në seancat e zhvilluara ka munguar lojtari më veteran i tij.

Artan Kalaja: Suksesi në Ballkaniadë, meritë e të gjithëve

0

Dorëheqja nga drejtimi i Vllaznisë sikur e largoi nga vëmendja për disa kohë megjithatë Artan Kalaja "rikthehet" sërish të thotë fjalën e tij. Këtë herë si zëvendëstrajner i kombëtares U-20 që së fundi u shpall nënkampione Ballkani. Një sukses i merituar, çka tregon se volejbolli shqiptar po i ngjit një e nga një shkallët e tij.

Martohet kapiteni Rrashketa. Vllaznia e volejbollit në dasëm

0

Mbrëmja e sotme është e veçantë për kapitenin e Vllaznisë në volejboll për meshkuj, Ditmir Rrashketën. Themi kështu pasi pikërisht sonte ai i jep fund beqarisë teksa po zhvillohen dasmën e tij. Të pranishëm në këtë darkë festive janë edhe të gjithë shokët e tij të ekipit të cilët nuk kanë munguar t'i urojnë atij jetë të lumtur bashkëshortore.

Qafarena, Talaj, Kalaja e Mlloja shpallen nënkampionë Ballkani

0

Kombëtarja shqiptare e volejbollit U-20 është shpallur nënkampione Ballkani pasditen e sotme. Në ndeshjen e fundit, ajo ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj kombëtares së Malit të Zi duke zënë kësisoj vendin e dytë dhe marrë medaljen e argjendtë.

Anton Qafarena zyrtarisht pjesë e ekipit gjerman TV Buhl

0

Volejbollisti shkodran ka firmosur kontratën me ekipin e tij të ri, TV Buhl dhe zyrtarisht tashmë është pjesë e tij dhe shumë shpejt do të nisë stërvitjen me të. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi gjerman i cili përveçse i ka uruar mirëseardhjen, e ka siguruar se Buhl do të jetë shtëpia e tij e dytë. Natyrisht që një lëvizje e tillë konsiderohet shumë e rëndësishme për karrierën e 20 vjeçarit i cili prej 3 sezonesh ka qenë një ndër emrat më të spikatur të volejbollit shqiptar.

Renato Kola, “liberoja” shkodran që spikati me paraqitjet në Kombëtare

0

Dita e sotme është e veçantë për volejbollistin e Vllaznisë Renato Kola. Ai feston 30 vjetorin e lindjes. Një përvjetor që vjen në momentet më të bukura të karrierës së tij. Dy muaj më parë është shpallur kampion i Shqipërisë me ekipin e tij, titull ky që ishte i pari për Vllazninë në historinë e saj dhe për rrjedhojë mori përmasa të mëdha.

Kombëtarja e volejbollit mund Azerbajxhanin. Spikasin katër shkodranët

0

Kombëtarja e meshkujve në volejboll fitoi sot pasdite 3-1 ndaj Azerbajxhanit, në ndeshjen e tretë të Grupit A, të vlefshëm për Ligën e Europës. Takimi u zhvillua në Shkup të Maqedonisë, aty ku kombëtarja e drejtuar nga trajneri Jani Melka arriti dy fitore (mundi 3-2 Suedine) dhe një humbje (u mund 3-0 nga Maqedonia vendase) në fazën e parë, duke u renditur në vendin e dytë. Një paraqitje fantastike kjo e sotmja e djemve kuqezinj, që e dominuan ndeshjen në shumicën e kohës, duke mos i dhënë asnjë shans për të fituar skuadrës azere

Njihuni me rregullat e reja në volejboll

0

Federata Ndërkombëtare e Volebollit (FIVB) do të aplikojë së shpejti ndryshime në sistemin e pikëzimit dhe të seteve. Duke parë që kohëzgjatja e ndeshjeve apo edhe e një seti të vetëm është rritur ndjeshëm, ku shon deri në 30 pikë apo më shumë, gjë që shpesh kjo ndikon në uljen e nivelit të lojës dhe të shikueshmërisë, është menduar një rregull interesant, që do të eksperimentohet sezonin tjetër. Numri i pikëve të çdo seti do të ulet nga 25 në 15, por ama do të rritet numri i seteve, nga 5 në 7. Pra, fitues del ekipi që fiton 4-0, 4-1, 4-2 ose 4-3.

Katër volejbollistë të Vllaznisë në kombëtare për Ligën e Europës

0

Ekipi kombëtar i volejbollit të meshkujve është i grumbulluar prej disa ditësh në Tiranë në përgatitje për marrjen pjesë në Ligën Europiane. Për kombëtarën tonë ky është viti i dytë rradhazi që merr pjesë në një aktivitet të tillë të rëndësishëm. Ajo do të ndeshet me Maqedonisë, Azerbajxhanin dhe Suedinë.