Festim Meti plotëson me bazë materiale çiklistët e Vllaznisë

0

Temperaturat e larta të këtij fillim-gushti nuk i kanë penguar çiklistët e Vllaznisë të jenë çdo ditë në stërvitje. Arsyeja është e thjeshtë: Ata përgatiten për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik që do të zhvillohet në Rumani. Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve pranë tyre është gjendur edhe ish- çiklisti i Vllaznisë Festim Meti i cili jeton prej vitesh në Itali.

Ndahet nga jeta Çesk Jubani, historia e shahut shkodran

0

Sporti shkodran dhe ai shqiptar kanë humbur një tjetër emër të njohur. Atë të shahistit Çesk Jubani i cili është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 82 vjeçare. Një njeri i dashur për të gjithë dhe padyshim që mungesa e tij do të jetë e madhe tek familja, shokët, miqtë dhe kolegët e tij.

Kola: Çiklizmi shkodran është në rrugë të mbarë

0

Suksesi i fundit i çiklistëve të ekipit të Vllaznisë të cilët dominuan në garat e kampionatit kombëtar që u zhvillua pak ditë më parë në Tiranë, natyrisht që e ka kënaqur trajnerin Leonat Kola. Ky i fundit ndjen kënaqësinë e suksesit të sportistëve që drejton të cilët kanë dominuar si në garën e kronometrit individual ashtu edhe atë të rezistencës, gara në të cilat janë ngjitur në podium Bruno Kola, Gjergj Zefi, Astrit Kronaj dhe Samuen Bajrami.

Gjergj Zefi e Bruno Kola ngjiten në podiumin e Kampionatit Kombëtar

0

Çiklistët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje të mirë edhe në kampionatin kombëtar që ka startuar pasditen e së mërkurës në kryeqytet. Gara e parë e këtij kampionati ka qenë ajo individuale me kronometër. Ekipi shkodran është përfaqësuar në këtë garë me gjashtë sportistë, tre në kategorinë kadetë dhe tre në atë xhuniorë.

Bruno Kola kampion kombëtar për vitin 2017 në garën e rezistencës

0

Sukseset e çiklistëve shkodranë vazhdojnë sërish. Ditën e sotme është zhvilluar gara tjetër e kampionatit kombëtar të këtij viti, ajo e rezistencës. Itinerari i saj ka qenë 10 xhiro në distancën nga TEG deri tek Kristal, me një distancë të përgjithshme prej 100 kilometrash. Ajo është zhvilluar për të dyja kategoritë, atë të kadetëve dhe të juniorëve.

Çiklistët e Vllaznisë gati për garat e kampionatit kombëtar

0

Pas pjesmarrjes shumë të suksesshme javën e kaluar në kupën “Mishel Cico” që u zhvillua për tre ditë me rradhë në qytetin e Korçës, çiklistët e Vllaznisë përgatiten për një tjetër aktivitet ku do të marrin pjesë. Bëhet fjalë për Kampionatin Kombëtar që është edhe gara më e rëndësishme e vitit. Paraqitja shumë e mirë e bërë në garat e Korçës, është një tregues se ekipi shkodran do të bëjë të njëjtën paraqitje edhe në aktivitetin e rradhës.

Astrit Kronaj i Vllaznisë fitues i etapës së fundit të “Mishel Cicos”

0

Pas Bruno Kolës që u shpall fitues dje, një tjetër çiklist i Vllaznisë ka fituar etapën e tretë dhe të fundit të kupës "Mishel Cico" që u zhvillua nga Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Bashkinë Korçë, në nderim të kësaj figure të madhe të këtij sporti. Etapa e sotme ka qenë më e vështira, për shkak të terrenit malor të cilin kanë përshkruar çiklistët pjesmarrës, atë nga Korça në drejtim të Pustecit dhe kthimit sërish në Korçë, e gjatë 82 km.

Bruno Kola fiton etapën e dytë të kupës “Mishel Cico”

0

Çiklistët e Vllaznisë kanë bërë një tjetër paraqitje të mirë edhe në etapën e dytë të kupës "Mishel Cico" e zhvilluar ditën e sotme. Nga tre vendet e podiumit, dy prej tyre janë zënë pikërisht prej tyre teksa Bruno Kola është shpallur fitues i saj ndërsa Astrit Kronaj ka zënë vendin e tretë. Itinerari i kësaj etape të dytë ka qenë Korçë- Podgorije- Zvezdë-Zëmblak- Korçë, e gjatë 80 km.

Çiklistët e Vllaznisë dominojnë në etapën e parë të kupës “Mishel Cico”

0

Çiklistët e Vllaznisë kanë dominuar sërish edhe në garën e rradhës, etapën e parë të kupës "Mishel Cico". Ndonëse ajo realisht është fituar nga një korçar, fituesit e vërtetë janë dy çiklistët e Vllaznisë, Bruno Kola e Kledison Cani ndërkohë që menjëherë pas tyre kanë qenë edhe pjestarët e tjerë të ekipit shkodran. Fitues i etapës së sotme ka qenë Pandeli Bajlozi. Ai është shkëputur në metrat e fundit para finishit duke e prekur i pari atë dhe duke lënë në vend të dytë dhe të tretë çiklistët e Vllaznisë Bruno Kola dhe Kledison Cani. Etapa e parë e kësaj kupe ka qenë ajo me itinerar Pogradec- Korçë, e gjatë 38 km.

Qamil Bajrami fiton edhe Kupën e Shqipërisë. Vllaznia e treta

0

Qamil Bajrami zë vendin e parë edhe në Kupën e Shqipërisë duke rregjistruar kësisoj suksesin e rradhës në sportin e mundjes. Ky ishte suksesi i tretë i tij në këtë kompeticion përveç dy titujve kampionë që ka fituar në karrierën e tij duke u konfirmuar edhe njëherë si një nga sportistët më të mirë të vendit. Ndërkohë, Vllaznia si ekip është renditur në vendin e tretë në renditjen ekipore pas Tiranës dhe Gollobordës me të cilën e ka ndarë vetëm një pikë.