Vllaznia në volejboll në kërkim të ndonjë lojtari të huaj
Pas basketbollit, edhe volejbolli I Vllaznisë duket se do të kapet nga “virusi I të huajve”. Drejtuesit e ekipit shkodran mësohet se kanë nisur përpjekjet e tyre për të gjetur ndonjë sportist cilësor që t’I plotësonte ato në rrugën drejt fitimit të titullit kampion dhe të Kupës së Shqipërisë. Por nëse, basketbolli ka zgjedhur amerikanë si përforcim, madje I ka bërë realitet kontratë me tre lojtarë nga ky kontinent I l largët, tek volejbolli po ndiqet një strategji tjetër. Vllaznia siguron gjysmëfinalen e Kupës. Pret kundërshtarin e rradhës

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka arritur edhe fitoren e tretë në kupën e Shqipërisë. Në ndeshjen e rradhës të luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, ajo ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Skënderbeut të Korçës. Me këtë fitore, tashmë edhe zyrtarisht shkodranët e shohin veten në gjysmëfinale të Kupës ndonëse kanë për të luajtur edhe një takim tjetër në grup, pikërisht ndaj Elbasanit. Por pavarësisht rezultatit të tij, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mark Kroqi, kanë siguruar daljen në turin tjetër. Përballja me korçarët ka qenë vendimtare për këtë gjë. Vllaznia në fakt nuk e ka patur aspak të vështirë ta fitojë atë. Seti I parë është mbyllur në shifrat 25 me 14 dhe me të njëjtin rezultat është mbyllur edhe seti I dytë.
Vllaznia e femrave i nis me humbje ndeshjet e Kupës

Vllaznia në volejboll për femra ashtu siç pritej, e ka humbur ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, atë ndaj Teutës me rezultatin 3-0. Takimi është luajtur në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit dhe ka qenë i pari i zhvilluar për këtë kompeticion. Vajzat shkodrane janë munduar të bëjnë maksimumin e tyre por e kanë patur të vështirë. Seti i parë i ndeshjes është me shifrat 25-17 ndërsa i dyti dhe i treti kanë patur nga një pikë më tepër, 25-18 dhe 25-19.
Anton Qafarena shpallet lojtari më i mirë në “Kupën e Flamurit”
Përpos kupës së marrë nga Vllaznia si ekip, shkodranët kanë marrë edhe një tjetër kupë në turneun e organizuar në Kërçovë të Maqedonisë. Organizatorët kanë ndarë edhe një kupë për volejbollistin më të mirë dhe në fund, ata njëzëri kanë vendosur që kjo kupë të shkojë për lojtarin e Vllaznisë Anton Qafarena. 19 vjeçari është vlerësuar për lojën e tij dhe kjo ka bërë që të marrë edhe një vlerësim të tillë.Duke folur për mediat vendase pas këtij vlerësimi, ai ka thënë: Vllaznia fiton “Kupën e Flamurit” në Kërçovë të Maqedonisë

Volejbollistët e Vllaznisë janë shpallur fitues të "Kupës së Flamurit", aktivitet që u zhvillua për dy ditë me rradhë në Kërçovë të Maqedonisë. Në ndeshjen finale të luajtur pasditen e djeshme ndaj ekipit vendas të Shutovës, shkodranët kanë fituar me rezultatin 3-2 në një takim me shumë emocione. Duhet thënë se përballë tyre ishte ekipi kampion i Maqedonisë në rradhët e të cilit kishte lojtarë shumë të mirë megjithatë, djemtë e drejtuar nga trajneri Mark Kroqi kanë arritur të jenë të suksesshëm dhe të triumfojnë duke fituar edhe kupën e vënë nga organizatorët.
Vllaznia mund Lubotenin. Nesër në finale me vendasit e Shutovës

Volejbollistët e Vllaznisë pasditen e sotme kanë arritur të fitojnë ndeshjen gjysmëfinale të "Kupës së Flamurit" që po zhvillohet në Kërçovë të Maqedonisë dhe në këtë mënyrë kanë arritur të sigurojnë daljen në finalen e këtij turneu ndërkombëtar. Përballë shkodranë sot kanë qenë kampionët e Kosovës, pikërisht ekipi Lutoben i Ferizajt. Megjithatë, djemtë e drejtuar nga trajneri Mark Kroqi kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e pastër 3-0 duke siguruar kështu daljen në finale. Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, vendasit e Shutovës së Kërçovës kanë fituar ndaj Drenicës së Skënderajt.
Hidhet shorti i Kupës, femrat luajnë në Durrës, meshkujt në Tiranë

Pas basketbollit, edhe volejbolli ka përcaktuar datat dhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Ajo që të bën përshtypje është se Federata ka përcaktuar një skemë të tillë që do t'i grumbullojë për tre ditë me rradhë ekipet në Tiranë dhe Durrës. Por ajo që të bën përshtypje, ka të bëjë me atë që ekipi i femrave i Vllaznisë do t'i luajë ndeshjet në Durrës ndërsa meshkujt në Tiranë. Kjo do të jetë faza e parë e ndeshjeve të Kupës dhe të dy ekipet shkodrane kuptohet që do të kenë si objektiv kalimin në turin final megjithatë për femrat do të jetë paksa e vështirë.
Volejbollistët e Vllaznisë pjesmarrës në “kupën e Flamurit” në Kërçovë
Vllaznia e meshkujve ndalet në Durrës. E mund 3-2 Erzeni

Skuadra e Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka bërë një hap të gabuar në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme në Durrës ndaj Erzenit. Ndonëse dy herë ka qenë në avantazh ndaj kësaj skuadre sërish nuk ka arritur ta ruajë atë dhe në fund është mundur 2-3. Dy herë shkodranët kaluan në avantazh, por po dy herë u arritën nga shijakasit, që nuk hoqën dorë, duke bërë që emocionet dhe rivaliteti të ishin në kulm (dy sete u vendosën në shtesë). Mjaft i bukur edhe seti final, fituar 15-13 nga Erzeni, që në këtë mënyrë korr suksesin e 4-t sezonal dhe merr dy pikë, i lënë një pikë miqve nga Shkodra. Natyrisht që një humbje e tillë nuk pritej nga skuadra e drejtuar nga trajneri Kroqi megjithatë tashmë ky është një realitet. Kuqeblutë do ta mbyllin fazën e parë të kampionatit javën tjetër duke luajtur ndaj Elbasanit dhe sigurisht që do të kërkojnë fitoren për t'i bërë një mbyllje përgjithësisht të mirë fazës së parë të kampionatit në mënyrë që të kenë një ecuri krejt ndryshe në fazën e dytë të tij.
Vllaznia, të shtunën sfida e rëndësishme ndaj Erzenit

Volejbollistët e Vllaznisë këtë fundjavë do të kenë një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme për të zhvilluar. Bëhet fjalë për takimin me Erzenin e Shijakut që këtë sezon, po kërkon të jetë në mes ekipeve pretendente. Për këtë arsye, sfida që do të luhet në "Ramazan Njala" të Durrësit, pritet me interes sepse ekipi që do ta fitojë këtë ndeshje, do të vazhdojë rrugën drejt kreut të renditjes ndërsa ai që do të humbasë, do të ketë ndoshta pak shanse që të pretendojë për të qenë në mes katër ekipeve më të mira.


















